#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Maj 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 12 Maj 2022

Rama i vendosur: Në Qershor ndahemi nga RMV. Procesi i Ballkanit të hapur do ecë përpara

Kryeministri Rama është i vendosur të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit nëse brenda qershorit nuk përcaktohet data për nisjen e negociatave. Rama thotë se edhe “Ballkani i Hapur” do ecë përpara.

Debatë Në Kuvend për rezolutën për genocidin serb. Tensione mes Bardhit dhe Spahos

Kuvendi rrëzoi propozimin e opozitës për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb në Bosnje Hercegovinë duke shkaktuar debate të forta. Përplasje mes deputetëve demokratë Edmond Spaho dhe Gazmend Bardhi.

Vdekjet tejkalojnë lindjet në popullatë, përjashtim bëjnë vetëm Tirana e Kukësi

Vijon trendi i tkurrjes së popullsisë shqiptare. Në 3 muajt e parë të këtij viti në gjithë vendin pati afro 1800 vdekje më shumë se lindje. Përjashtim nga ky trend bëjnë vetëm qarqet e Tiranës dhe Kukësit. 

Kosova aplikon për KIE. Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurimit. U prish Pakti i Uashingtonit

Kosova aplikon zyrtarisht për tu anëtarësuar në Këshillin e Europës. Tirana e përshëndet njëzëri vendimin ndërsa në Beograd, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke akuzuar se u prish pakti i Uashingtonit.

Publikohen pamjet e vrasjes së civilëve nga rusët në Ukrainë, i qëllojnë pas shpine

CNN publikon pamje që dëshmojnë krimet kundër civilëve të kryera nga rusët në Ukrainë. Pamjet tregojnë momentin kur ushtarët rusë qëllojnë ndaj dy të pafajshmëve në mars, kur rusët ende nuk ishin tërhequr nga Kievi.

Parashikimi i ekspertit italian: Tirana fiton 25 milionë Euro nga Finalja e Conference League

Interesimi për finalen parë të Conference League është i lartë nga ana e tifozëve të Romës që shpresojnë të fitojnë trofeun përballë Fejnord. Ekspertët italianë thonë se Tirana mund të përfitojë 25 milionë euro nga kjo ndeshje.