Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 12 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 12 Maj
OSBE-ODIHR: Zgjedhje profesionale, por klimë e polarizuar
11 maji – ditë e qetë
Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR deklaroi se zgjedhjet e së dielës ishin konkurruese dhe të administruara në mënyrë profesionale. Dita e votimit u zhvillua pa incidente, por gjatë fushatës u vu re një klimë e fortë polarizimi. Vlerësim pozitiv mori gjithashtu menaxhimi i votës së diasporës.
Numërohen 60% e kutive – Partia Socialiste kryeson
Me afro 60% të kutive të votimit të numëruara, Partia Socialiste kryeson me mbi 52% të votave. Partia Demokratike dhe koalicioni i saj deri tani kanë siguruar rreth 34% të votave.
Votimi elektronik në Vorë dhe Njësinë nr. 10 – PS me avantazh të ndjeshëm
Partia Socialiste ka dalë fituese edhe në zonat ku u aplikua votimi elektronik – Vorë dhe Njësia nr. 10 në Tiranë. Në këto dy zona janë publikuar edhe rezultatet për kandidatët, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit.
Rama: Të premten, liderët e BE në Tiranë – “Shtëpia e Europës” në sheshin Skënderbej
Kryeministri Edi Rama, menjëherë pas ditës së zgjedhjeve, u shfaq në sheshin Skënderbej ku po ngrihet “Shtëpia e Europës” – godina që të premten më 16 maj do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Berisha: Çdo votë të numërohet – akuza ndaj Ramës për blerje votash
Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzon mazhorancën për shkelje të rëndë të standardeve zgjedhore, duke pretenduar se votat janë blerë me para, kanabis dhe përfshirjen e bandave. Megjithatë, ai u ka bërë thirrje demokratëve të qëndrojnë në qendrat e numërimit për të mbrojtur çdo votë të opozitës.
Mediat ndërkombëtare: PS drejt fitores – Rama me mandatin e katërt, si askush tjetër më parë
Mediat ndërkombëtare kanë ndjekur nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri, duke raportuar se Edi Rama është në rrugë të sigurt për të fituar mandatin e tij të katërt – një arritje e paprecedentë në historinë politike të vendit.
/tvklan.al