Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 12 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 12 Prill 2025
Socialistët çelin fushatën elektorale për 11 majin. Rama: Vetëm ne mund ta çojmë Shqipërinë në BE
Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me tubim në Sheshin “Skënderbej”. Kryeministri Edi Rama tha se vetëm ai dhe forca që ai drejton mund ta çojë vendin në BE ndërsa nuk la pa shigjetuar opozitën.
PD prezanton sot programin elektoral. Berisha: Plotësisht i realizueshëm. LaCivita: I njejtë si ai i Trump
Partia Demokratike prezantoi sot programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha tha se ai është realist dhe plotësisht i realizueshëm, ndërsa drejtuesi i fushatës, Chirs Lacivita tha PD ka program konservator si Trump.
Brukseli: Emigrantët në Shqipëri, në përputhje me ligjin e BE. E majta italiane kundër prangave
Bashkimi Europian thotë se dërgimi në Shqipëri i emigrantëve nga Italia është në përputhje me ligjet e Brukselit. Ndërsa e majta italiane në opozitë këmbëngul për shkelje të të drejtave të njeriut për shkak të prangosjes së tyre.
SPAK, 163 letërporosi jashtë vendit për korrupsionin dhe krimin e organizuar
163 letër-porosi ka dërguar SPAK në vende të ndryshme të botës për hetimet që për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shumica është dërguar ne Francë, por bashkëpunim është kërkuar edhe me vendet e Amerikës Latine.
“Luftë” në Egje, qëllohet me armë anija greke. Dyshohet se të shtënat erdhën nga një anije turke\
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në ujërat e Egjeut ku një anije e rojës bregdetare greke është qëlluar me kallashnikov nga një mjet lundrues turk. Dyshohet se anija turke transportonte emigrantë të paligjshëm.
Reuters: SHBA mund t’i japë Rusisë lindjen e Ukrainës. Kievi dhe BE, kundër propozimit
Takimi mes të dërguarit special të SHBA-ve dhe presidentit Putin në Moskë përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Por agjencia e lajmeve Rojters zbulon se Uashingtoni po lëkundet nga ideja për t’i dhënë Moskës 4 rajone në lindje të Ukrainës.
/tvklan.al