Titujt kryesorë: 12 shkurt 2020

RAMA: “ANTI-KÇK”, THIKE NE ZEMER TE KRIMIT. SHKURTIM AFATIT TE NISJES SE PROCEDIMIT PER PROKURORET E GJYQTARET

Kryeministri Rama deklaron se “Anti KÇK-ja” eshte thike ne zemer te krimit dhe se ligji Antimafia deshtoi ne sekuestrimin e aseteve kriminale. Parlamenti miratoi shkurtimin e afatit te nisjes se procedimit per gjyqtaret e prokuroret.

OPOZITA PROPOZON TRE PAKETA PER KRIMIN ELEKTORAL. PD PERFSHIN QEVERINE TRANZITORE. PS: S’E VENDOS KOMISIONI I REFORMES

Opozita propozon tre paketa ne komisioni e Reformes Zgjedhore. Ne propozime perfshihet qeveria tranzitore dhe largimi nga detyra i kreut te policise para zgjedhjeve. Por mazhoranca thote se kete ceshtje nuk e vendos dot ky komision.

CAVUSHOGLU NE TIRANE: FETO, KERCENIM PER SHQIPERINE. GYLENISTET DUHEN EKSTRADUAR

Turqia i kerkon Shqiperise te mos i mbroje, por t’i ekstradoje te gjithe anetaret e organizates “FETO”. Ministri i Jashtem, Cavushoglu tha ne Tirane se kjo organizate perben kercenim edhe per vete Shqiperine.

NDALOHET MESUESI QE I KERKOI FAVORE SEKSUALE NXENESES SE ARTISTIKES NE FIER. U DENONCUA NE “STOP”

Policia ndalon mesuesin e shkolles se mesme artistike “Jakov Xoxa” ne Fier, i cili u denoncua mbremjen e shkuar ne emisionin “Stop”. Agron Bego shfaqet ne nje kamera te fshehte duke i kerkuar favore seksuale nje gjimnazistje.