Lajme Tv Klan 12 Tetor 2019, ora 15:30

Posta

Lajme Tv Klan 12 Tetor 2019, ora 15:30

17:04 12/10/2019

Titujt kryesorë – 12 tetor 2019

NEGOCIATAT, RAMA E BASHA FLASIN PER VENDIMIN QE DO TE MERRET JAVEN E ARDHSHME PER SHQIPERINE

Kryeministri Rama dhe kryetari i partise Demokratike, Lulzim Basha flasin per vendimin qe Bashkimi Europian do te marre javen e ardhme per negociatat. Rama shprehet se nuk eshte optimist, ndersa Basha thote se pergjegjesia eshte e qeverise.

DALIN PAMJET E FJALIMIT TE HANDKE TEK VARRI I MILLOSHEVIÇIT. EDHE SHKRIMTARET SERBE REAGOJNE KUNDER AUSTRIAKUT

Publikohen pamjet e fjalimit qe shkrimtari Peter Handke mbajti ne varrimin e Sllobodan Milloshevicit. Nobeli ne letersi per te kundeshtohet edhe nga shkrimtare serbe, ndersa familjaret e viktimave te Srebrenices kerkojne revokimin e cmimit.  

KOKAINE DHE ALKOOL PARA VRASJES NE KAVAJE. PROKURORIA: DROGEN E SIGUROI EFEKTIVI I BURGJEVE

Dalin ne drite te tjera detaje per vrasjen e ndodhur dy dite me pare ne Kavaje. Hetimet zbulojne se shefi i sigurise se burgjeve, Bledar Toçi, i cili vrau Dritan Haxhollin, kishte konsumuar alkool dhe kokaine para ngjarjes.

10 MIJE TE VDEKUR NGA SEMUNDJET KARDIOVASKULARE ÇDO VIT. SHQIPERIA MBAN VENDIN E PARE NE RAJON

10 mije persona humbin jeten cdo vit ne vendin tone nga semundjet kardiovaskulare. Te dhenat tregojne se Shqiperia mban vendin e pare ne rajon, ndersa mjeket thone se shkaqet jane hipertensioni, diabeti apo duhanpirja.

USHTRIA TURKE GODET GABIMISHT AMERIKANET, TRUMP PARALAJMERON SANKSIONE PER ANKARANE

Rritjen tensionet ne kufirin mes Turqise dhe Sirise e po ashtu edhe mes Ankarase dhe Uashingtonit. Ushtria turke goditi gabimisht forcat amerikane, ndersa presidenti Trump paralajmeroi me saksione te tjera.

ZHGENJIM NE KOMBETARE PAS HUMBJES ME TURQINE
REJA: RRUGA PER NE EUROPIAN ESHTE SHUME E VESHTIRE

Zhgenjim ne kombetare pas humbjes me Turqine me nje gol te shenuar ne minutat e fundit te ndeshjes. Trajneri Reja vlereson lojen, por thote se pas kesaj disfate rruga per ne Kampionatin Europian eshte shume e veshtire.

Spiker: Anjola Hamzaj


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi