#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Shtyhet zyrtarizimi i marrëveshjes, vijojnë diskutimet PS – Opozitë. Rama: Nuk ka pazar

Mazhoranca dhe opozita shtynë mbledhjen e Konferencës se Kryetareve ku pritej zyrtarizmi i konsensusit për normalizimin e jetës parlamentare. Diskutimet vijojnë, ndërsa kryeministri Rama thote se dakordesia nuk është pazar me “non graten”.

Finalizohet ekstradimi i parë nga Emiratatet Arabe. U aplikua një procedurë e thjeshtuar

Finalizohet ekstradimi i pare nga Dubai. Interpol Tirana beri te mundur sjellje ne Shqiperi te nje te shumekerkuari per mashtrime me “call center” nepermjet nje procedure te thjeshtuar deportimi ne aeroportin e Dubait.

4 autorë në atentatin e mbrëmjes së kaluar në Shkodër. Zbardhet dëshmia e 2 të plagosurve

Dalin detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së kaluar në Shkodër ku u plagosën 2 dy të rinj. Nga hetimet dyshohet se autorët kanë qenë 4 persona, por të lënduarit thonë se nuk kanë mundur t’i shohin për shkak të errësirës.

Familjet shqiptare reduktohen me 1 dhe 2 fëmijë. Shkak, martesat në moshë të madhe

Familjet shqiptare po shkojnë gjithnjë e më shumë tek një numër sa më i vogël fëmijësh duke u larguar nga tradita e familjeve të mëdha. Ekspertët thonë se ndikim kanë edhe martesat në moshë të madhe.

Zmbrapset Kurti. Njeh pronën e manastirit serb të Deçanit, i kthen 24 hektarë

Në ditën që i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Gabriel Eskobar po viziton Prishtinën, qeveria i njohu Manastirit serb të Deçanit 24 hektarë tokë të dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Eskobar e përshëndeti vendimin. Reagon edhe Tirana.   

Kërcënon Putin: Rusia, gati të përdorë armë bërthamore nëse NATO dërgon ushtare në Ukraine

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij i ka gati për përdorim armët bërthamore. Në një intervistë, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale, Putin tha se hyrja e ushtrive perëndimore në Ukrainë, do të trajtohet si sulm ndaj Rusisë.

Euro 2024, UEFA rihap shitjen e biletave. Tifozët kanë 24 orë afat për të prenotuar

UEFA rihapi këtë të mërkurë platformën e vetme zyrtare për shitjen e biletave të “Euro 2024”. Ajo do të jetë e vlefshme për vetëm 24 orë si mundësia e fundit për të gjetur një biletë. Nga kjo platformë mund të përfitojnë edhe tifozët shqiptarë.

/tvklan.al