#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headline 13 Nëntor 2022

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 6 viktima e 53 të plagosur. Erdogan: Mban erë terrorizëm

Një shpërthim i fuqishëm trondit Stambollin duke shkaktuar të paktën 6 të vrarë dhe mbi 53 të plagosur. Shkaqet e sulmit janë ende të paqarta, por presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se ajo mban erë terrorizëm.

Të hënën mbledhje e përbashkët qeverish Shqipëri-RMV. Tv Klan zbardh draftet që firmosen

Mbahet nesër në Shkup një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut. Tv Klan mëson se do të firmosen një sërë marrëveshjesh, mes  të cilave edhe ajo për krijimin e task forcave te perbashkëta.

Kryeministria kthehet në normalitet pas protestës. Berisha: Treni ynë nuk ndalet

Bulevardi dhe kryeministria i rikthehen normalitetit pas protestës së opozitës së një dite më parë. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se treni i protestave nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

870 kg kanabis në sera, burg për 11 të arrestuarit. Hetimet: Familja Mema kishte rol organizues

Gjykata e Beratit lë në burg 11 të arrestuarit që i kishin kthyer serat në parcela për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit. Grupi kishte rekrutuar 95 gra si punonjëse ndërsa gjatë aksionit policor u sekuestruan 870 kilogram kanabis.

Do vrisnin liderët? Arrestohen 17 persona në Serbi. Vuçiç: Në listë emri im dhe i familjes sime

Një operacion masiv ka vënë në pranga 17 persona në Serbi. Sipas autoriteteve vendase ata akuzohen se kishin për qëllim të eliminonin krerët e lartë të shtetit. Presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se në listë ishte edhe emri i tij dhe familjes së tij.

Miqësorja me Italinë, Reja: Problem dëmtimet dhe lojtarët që nuk i lejojnë ekipet të vijnë

Trajneri i kombëtares Edi Reja e cilëson miqësoren mes Italinë një sfidë mjaft emocionuese. Ai veçon si problem dëmtimet dhe lojtarët që klubet nuk i lejojnë të grumbullohen. Sfida do të transmetohet në ekranin e Tv Klan.