#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 13 Nëntor 2023

Gjykata rrëzon Bashën për regjistrimin e statutit: Asnjë vendim deri në zgjidhjen e çështjes së vulës.

Gjykata e Tiranës vendos të rrezoje kërkesën e grupit të Lulzim Bashes per te regjistruar statutin e Kuvendit te 2 shtatorit dhe ta pezullojë procesin. Sipas gjykatës, më parë duhet pritur vendimi përfundimtar për çështjen e vulës dhe logos. 

Rama: Opozita, pengesë për reformat. Drejtësia e re rrëzoi mitin e pandëshkueshmërisë.

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita po bëhet pengesë për reformat me bllokimin që po i bën kuvendit. Në një takim në Pogradec, Rama tha se reforma në drejtësi i dha fund mitit të pandëshkueshmërisë.

SPAK dënon me 4 vite burg ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë të akuzuar për korrupsion.

Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u dënua me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit.

Gjykata dënoi me burg edhe ish-zyrtaren tjetër Laura Shteto si dhe 2 persona të tjerë.

Kryebashkiaku i Kuçovës i dënuar në Greqi. KQZ merr vendim nesër nëse është në kushtet e ndalimit.

Kryetari i Bashkisë se Kuçovës mund te humbasë mandatin per shkak se ka fshehur nje dënim ne Greqi per kalim te paligjshëm te kufirit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te mblidhet neser per te vendosur nëse është ne kushtet e ndalimit.

‘’Furtunë‘’ në qeverinë britanike, shkarkohet Ministrja e Brëndshme. Rikthehet David Cameron.

Furtunë ndryshimesh në qeverinë britanike. Kryeministri Rishi Sunak shkarkoi sekretaren e brendshme Suela Brejvërmen dhe riktheu në qeveri si ministër të jashtëm ish-kryeministrin Dejvid Kameron që la detyrën për shkak të Brexit.

Ajeti dëmtohet para ndeshjes me Moldavinë. Sylvinho thërret Jon Mersinajn nga Kroacia.

Telashe ne mbrojtje per kombëtaren shqiptare te futbollit. Arlind Ajeti do të mungojë në përfaqësuese nje dëmtimi ne ndeshjen e fundit me ekipin e tij, Kluzh. Trajneri Sylvinho therret Jon Mersinaj qe luan me Lokomotivën e Zagrebit.

/tvklan.al