Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 13 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headline 13 prill 2025
Rama: Voto për PS, për Shqipërinë në BE dhe mbrojtjen e drejtësisë nga Berisha
Kryesocialisti Edi Rama ne takimin e zhvilluar sot me emigrantet shqiptarë në Milano kërkoi votën pro PS-se me 11 maj jo vetëm për të realizuar anëtarësimin e Shqiperisë në BE në vitin 2030, por edhe për të mbrojtur drejtësinë, ku sipas tij, Berisha kërkon shkrirjen e SPAK.
Berisha takim me emigrantët në Breshia: 11 maji do të jetë fundi i Edi Ramës
Edhe lideri i PD-së, Sali Berisha mbajti po sot një takim me emigrantët në Breshia te Italise. Ne fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin se ka aktivizuar bandat e krimit ne zgjedhje, por ai shtoi se fitorja e opozites eshte e sigurt dhe se 11 maji do te jete fundi politik i Rames.
Mbikëqyrja elektronike , opsioni i munguar i drejtësisë. Ekspertët: Masë e nevojshme
Mbikëqyrja elektronike është një masë sigurie e vendosur në ligjin shqiptar që prej 2011-ës, por prej 6 vitesh ajo nuk aplikohet. Ekspertët thonë se ajo është e nevojshme dhe që mund të parandalojë disa krime, siç është dhuna në familje.
Armëmbajtje pa leje, 644 raste në 15 muaj. Problem moshat e reja, por edhe të miturit
644 raste armëmbajtjeje pa leje u zbuluan nga policia në 15 muajt e fundit ku Tirana, Shkodra dhe Vlora kanë peshën kryesore. Më problematike është mosha 30 deri në 44 vjeç, por nuk mungojnë as të miturit e kapur me armë.
Rriten rastet me sëmundje pulmonare. ISHP: Mbi 70% në stad të tretë dhe të katërt
Po njohin rritje vit pas viti sëmundjet e mushkërive në vend.Ekspertët e ISHP vërejnë se 70% e të prekurve janë në stadin e tretë dhe të katërt të sëmundjes dhe fajësojnë për këtë duhanpirjen, ndotjen e ajrit dhe mënyrën e jetesës.
31 të vrarë dhe 84 të plagosur nga një sulm rus në Ukrainë. Zelensky kërkon ndihmë
Një sulm rus me raketa të fuqishme përgjak këtë të diel në qytetin ukrainas të Sumit. 32 persona humbën jetën dhe mbi 80 të tjerë u plagosën nga raketat që ranë në qendër të qytetit. Zelenski kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
/tvklan.al