Titujt kryesorë: 13 shkurt 2020

RAMA PER “ANTI – KÇK”: SOT KA NJE EMERGJENCE PER TA ÇUAR LUFTEN NDAJ KRIMIT NE EKSTREM

Kryeminsitri Rama, i ftuar ne emisionin “Opinion” në Tv Klan, e cilësoi nismën “Anti KÇK” një emergjencë për të çuar luftën ndaj krimit të organizuar në ekstrem. Thekson se ligji antimafia nuk arriti rezultatin e duhur.

OPOZITA: JO QEVERI PS-PD PERPARA ZGJEDHJEVE, POR NEUTRALE E ME FIGURA ME INTEGRITET

Opozita insiston ne kerkesen per qeveri tranzitore para zgjedhjeve te pergjithshme, por mohon kategorikisht qe ajo te formohet prej saj dhe mazhorances. Partia Demokratike thote se duhet qeveri neutrale, me figura me integritet.

KERKIMET PER TRUPIN E JAN PRENGES, POLICIA GJEN NJE PLASMAS ME GJAK NE FSHATIN PJEZE

Afro nje muaj nga zhdukja e Jan Prenges, policia gjen ne fshatin Pjezë te Shijakut nje mbulese plasmasi me gjak, me te cilen dyshohet se eshte mbeshtjelle 49 –vjecari pas vrasjes ne kompleksin “Golden”. Viktima besohet se eshte groposur ne kete zone.

“OFL” SHKRESE PAJTIM SERIANIT E ORGES JAHELEZIT.SEKUESTROHEN DISA PRONA NE SHIJAK E TIRANE

“Operacioni Forca e Ligjit” nis verifikimin e pasurise per Pajtim Serianin, te denuar per gjobevenie dhe Orges Jahelezin, te arrestuar per trafik droge ne operacionin “Volvo 4”. SPAK sekuestron disa prona ne Shijak e Tirane

BSH: RINDERTIMI MUND TE ULE NORMEN BAZE TE INTERESIT TE LEKUT DHE TE NDIKOJE TE KREDITE

Banka e Shqiperise paralajmeron se financimi i procesit te rindertimit me para publike mund te ndikoje ne uljen e normes baze te interesit te lekut dhe ne shtrenjtimin e kredive e te interesit te bonove te thesarit.

KORONAVIRUSI SHENON REKORD VIKTIMASH NE NJE DITE. 254 PERSONA VDIQEN TE MERKUREN

Rekord viktimash nga koronavirusi ne nje dite. Autoritetet kineze njoftuan se te merkuren nderruan jete 254 persona, ndersa u infektuan nga virusi vdekjeprures mbi 15 mije persona te tjere.