Lajme Tv Klan 13 Tetor 2019, ora 15:30

Posta

Lajme Tv Klan 13 Tetor 2019, ora 15:30

21:06 13/10/2019

Titujt kryesorë: 13 tetor 2019

HELMOHEN 26 VEZHGUES NE KOSOVE. PO NUMERONIN VOTAT ME ZARF NGA SERBIA, POLICIA NIS HETIMET

26 vëzhgues votash u dërguan në spitalin e Prishtines me simptoma helmimi dhe alergji, pas hapjes së disa kutive me votat e ardhura nga Serbia. Autoritetet kosovare nisën menjëherë hetimet, pas dyshimeve se kutitë mund të përmbajnë substanca të rrezikshme.

FONDACIONI NOBEL: NUK TERHIQEMI NGA ÇMIMI PER HANDKE. NUK
KOMENTOJME REAGIMET

Fondacioni Nobel nuk do të tërheqë çmimin për shkrimtarin austriak Peter Handke edhe pas kundërshtive që pasuan në Shqipëri, Kosovë e Bosnje. Në një reagim për Tv Klan, ky fondacion nuk pranon të bëjë komente për reagimet e ashpra ndaj Handkes. 

ILIR META “HARRON” DEKRETIN PER 13 TETORIN. PRESIDENTI ZGJEDH TE PUSHOJE NE BREGDET

Dita e sotme, 13 tetori u dekretua nga Presidenti Meta si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale pas anulimit që ai i bëri procesit të 30 qershorit. Por edhe vetë presidenti duket se nuk e ka marrë seriozisht këtë datë pasi sot zgjodhi të pushojë në bregdet.

VRASJA E DRITAN HOXHOLLIT, GJYKATA E KAVAJES LE
NE BURG VELLEZERIT BLEDAR E BERNARD TOÇI

Vëllezërit Bledar dhe Bernard Toçi të përfshirë në ngjarjen e Kavajës ku humbi jetën Dritan Haxholli do të qëndrojnë në burg. Ish-kreu i sigurisë së burgut polici i burgut të Durrësit akuzohet për vrasje me dashje dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

KAOSI NE SIRI PO SHFRYTEZOHET NGA ISIS. GJERMANIA DHE FRANCA: JO ME ARME PER TURQINE

Kaosi nga sulmi turk kundër kurdëve në veri të Sirisë, po shfrytëzohet nga militantët e Shtetit Islamik. Ata kanë nisur revoltat në kampet e ngritura nga amerikanët dhe shumica janë arratisur. Gjermania e Franca pezullojnë furnizimin me arme për ushtrine turke.


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT