#lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 14 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 14 Dhjetor 2023
Përplasje në Kuvend, garda u ndalon hyrjen deputetëve të përjashtuar . Miratohet rregullorja e re.
Serish përplasje në Kuvend. Garda e Republikës u përplas me deputetët e përjashtuar te opozitës, pasi i pengoi të hynin në seancë. Mazhoranca miratoi e vetme ndryshimin e rregullores që parashikon përjashtimin e deputetëve për 2 muaj.
Rama: Krenar për procesin e integrimit, por Greqia po sillet si vënd ballkanik. Berisha: Armik i negociatave.
Serish përplasje në Kuvend. Garda e Republikës u përplas me deputetët e përjashtuar te opozitës, pasi i pengoi të hynin në seancë. Mazhoranca miratoi e vetme ndryshimin e rregullores që parashikon përjashtimin e deputetëve për 2 muaj.
Polemika në Itali për vendimin e Kushtetueses në Shqipëri. Zaçe: S’është shqyrtuar në themel.
Vendimi i Kushtetueses për të pezulluar marrëveshjen për emigrantet shkakton polemika ne Itali. Qeveria shprehet e pashqetesuar për vonesat ndërsa opozita e quan shuplakë ndaj Melonit. Kryetarja e Kushtetueses thotë se çështja do shqyrtohet ne themel.
Arrestohet në Spanjë, i shumëkërkuari Lulzim Berisha. Në kërkim nga SPAK prej vitit 2020.
Arrestohet ne Spanje i shumëkërkuari i drejtësisë, Lulzim Berisha. Ai ishte shpallur ne kërkim 3 vjet më parë nga SPAK, pas akuzave të ngritura ndaj tij, si përgjegjës për atentatin ndaj Vajdin Lames dhe Artan Arsit, në vitin 2005.
5 mijë Lekëshpërblim për shtresat në nevojë. Do të përfitojë edhe administrata me policinë.
Shtresat ne nevoje do te marrin një shpërblim prej 5 mije lekësh për festat e fundvitit. Qeveria vendos te shpërblejë me një page edhe punonjësit e administratës që punuan për negociatat. Shpërblim marrin edhe punonjësit e policisë.
Netanyahu injoron thirrjet e Biden: Lufta në Gaza vazhdon deri në fitoren ndaj Hamas.
Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu injoron thirrjet e presidentit amerikan, Xho Bajden për të qenë i kujdesshëm me popullsinë civile dhe deklaron se lufta ne Gaza do të vijojë pa ndryshime deri në fitoren ndaj Hamasit.
/tvklan.al