Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 14 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headline 14 maj 2025
Liderët botërorë urojnë Ramën. Von Der Leyen: Shqipëria ka bërë përparim të madh nën qeverisjen tuaj
Liderë botërore të së majtës dhe të djathtës kanë uruar edhe sot kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Presidentja e Komisionit Europian thotë se Shqipëria ka bërë përparim të madh nën qeverisjen e Ramës.
PS festë për fitoren sot në Sheshin Skëndërbej, Rama: Kontestimi rezultatit pjesë e peizazhit politik shqiptar
Partia Socialiste organizon sot pasdite në sheshin “Skëndërbej” festën e fitores së zgjedhjeve të 11 majit. Kryeministri Edi Rama thotë se kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve është pjesë e peisazhit politik shqiptar.
Berisha: Nuk ka fitore të Ramës, kjo është vetëm një grabitje e zgjedhjeve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se nuk ka një fitore të socialistëve në zgjedhje, por një grabitje të madhe të votave. Ai thekson se nuk ka shqiptar që nuk pa me sytë e tij “shpërdorimin e pushtetit dhe blerjen masive të votave” nga mazhoranca.
Samitit i komunitetit evropian në Tiranë, Rama: Letër lidervëve: Diskutojmë për sigurinë dhe tregun
Tirana do të presë të premten Samitin e Komunitetit Politikë Europian në Tiranë. Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta i dërgojnë një letër liderëve europian ku i ftojnë të diskutojnë për sigurinë, tregun dhe inovacionin.
Dënohet me burgim të përjetshëm Dan Hutra. Në mars 2023 vrau 3 gra, 3 të tjera i plagosi
Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për vrasjen e 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 mars 2023. Për të gjitha këto ngjarje vetë Hutra nuk ka shfaqur pendesë, madje ka deklaruar se i ka bërë me vetëdije
/tvklan.al