#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 14 Mars 2024
“Dita e Verës”, festime masive në Tiranë dhe Elbasan. Aktivitete edhe në qytete të tjera
I gjithe vendi festoi sot Diten e Veres. Aktivitetet me te shumta u zhvilluan ne Tirane dhe Elbasan, ku rruget e sheshet u mbushen nga mijera njerez qe u bene pjese e aktiviteteve argetuese, por festa nuk mungoi as ne qytetet e tjera.
Balla: Drogat e forta, kërcënim serioz për vendin. Plan për të ashpërsuar kodin penal
Ministri i Brendshem Taulant Balla deklaron se drogat e forta perbejne kercenim serioz per vendin. Ai thote se dikasteri qe ai drejton ka ne plan te ndryshoje kodin penal per te ashpersuar denimet per trafikantet.
Problemet e shëndetit mendor, në rritje. Ekspertët: Ankthi, më i përhapuri në popullatë
Rritet numri i personave me probleme te shendetit mendor. Ekspertet thone se me te perhapur jane ankthi dhe depresioni dhe se shkak kryesor jane efektet e pandemise se Covid 19.
Arrestohet kreu i ARRSH, Evis Berberi. akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash bashkë me dy të tjerë
Arrestohet nga Prokuroria e Posacme Kunder Krimit dhe Korrupsionit drejtori i Pergjithshem i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ervis Berberi. Se bashku me dy persona te tjera, ai akuzohet per korrupsion dhe pastrim parash.
Escobar, 2 orë takim me Kurtin: Marrëdhëniet tona po përballen me sfida për shkak të sjelljes së qeverisë
Gabriel Eskobar thotë se marrëdhëniet mes Uashigntonit dhe Prishtinës po përballen me sfida për shkak të sjelljes së qeverisë së Kosovës. Pas takimit 2 orësh me Kurtin ai theksoi se ka marre premtim nga kryeministri se do të shqyrtojë disa nga propozimet për dinarin
Frika nga lufta me Rusinë, Danimarka do të bëjë të detyrueshëm ushtrinë për gratë
Perendimi po pergatitet seriozisht per nje perballje te mundshme ushtarake me Rusine. Danimarka do te beje te detyrueshem sherbimin ushtarak per grate, per shkak te mungese se trupave ushtare, si pasoje e renies se numrit te popullsise.
/tvklan.al