Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50, 14 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 14 Prill 2025
Shqipëria hap grupkapitullin e dytë të negociatave me BE, Rama: Anëtarësimi për ne, zgjedhje ekzistenciale
Shqipëria hap grup-kapitullin e dyte te negociatave te anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kryeministri Rama thote se kjo arritje rrëzon akuzat e opozites dhe se anetaresimin ne BE e cilëson jo si zgjidhje politike e ekonomike, por ekzistenciale.
Berisha: Gjermania e Franca, mur kundër zgjerimit të BE për shkak të aktivitetit anti-demokratik të Ramës
Por kryetari i Partise Demokratike thote se Gjermania dhe Franca kane ngritur një mur kundër zgjerimit, per shkak te aktivitetit antidemokratik te kryeministrit Rama. Ai paralajmeroi edhe grupet kriminale te mos prekin voten.
LaCivita në “Opinion”: Shpallja Non Grata i Berishës, vendim i korruptuar. Gabim i “Biden”
Keshilltari amerikan i opozites, Kris Lacivita në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se vendimi për shpalljen e Berishës non grata i Berishës ishte vendim i korruptuar nga administrata e meperashme amerikane dhe ishte nje gabim i Biden.
Premtoi 500 euro për një votë, pranga një 38-vjeçari. Dumani: Denoncime konkrete në SPAK për krimet zgjedhore
Policia arrestoi nje 38 -vjecar pasi i premtoi nje qytetari 50 mije leke të reja në kembim te disa votave. Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaron se prane Prokurorise se Posacme po mberrijne denoncime konkrete ne lidhje me krimet zgjedhore.
Nis dërgimi i fletëve të votimit në diasporë. Mund të votojnë sapo të marrin zarfet me postë
Ka nisur sot dergimi i fleteve të votimit per diasporen. Të parë që do t’i marrin zarfet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë votuesit që u përkasin qarqeve të Dibrës e Beratit, të cilet mund votojnë menjëherë, pa pritur 11 Majin.
Shqipëria drejtë plakjes. OKB: Lindjet do të ulen me 4 herë deri në vitin 2055
Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt plakjes së popullsisë. Kjo pasi sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2055 lindjet do të bien me afro 4 herë. Fenomeni prej të gjtha vendet e Ballkanit.
/tvklan.al