Spiker: Redi Prifti

Vritet një i dënuar në burgun e Peqinit. Plagosen një tjetër. Autori, Sokol Mjacaj.
Një i dënuar u vra me armë zjarri dhe një tjetër u plagos në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Viktima është Arben Lleshi ndërsa autori, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm. Dyshohet se arma u fut ne burg me dron.

Identifikohet autori i atentatit në Don Bosko, policia publikon foton: 5 mijë euro shpërblim.
Identifikohet autori i atentatit te dështuar dy dite me pare ne Don Bosko. Ai është Andrea Bregasi, 31 vjeç. Policia ka publikuar foton e tij dhe ka vendosur 5 mije euro shpërblim per cilindo qe jep informacion për vendndodhjen e tij.

SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e bulqizës, Lefter Alla.
Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 3 vite e 6 muaj burg per ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i arrestuar per korrupsion me nje tender. Jepet pretenca edhe për zyrtaret e tjere te përfshirë ne kete afere.

Pezullohen me 10 ditë 3 deputetë demokratë. Berisha: Protestojmë për rregulloren, jo për SPAK
Sekretariati i Etikës pezullon me 10 ditë, 3 deputetë të opozitës pas trazirave ne seancën parlamentare te se enjtes. Berisha thotë se te hënën opozita do te protestoje para parlamentit per rregulloren e re dhe jo për SPAK-un.

Scholz, në krah të Shqipërisë për “Belerin”. Von Der Leyen mbron marrëveshjen me Italinë.
Mediat greke shkruajnë se qëndrimi kancelarit gjerman pro Shqipërisë në çështjen “Beleri” lidhet me reformën në drejtësi dhe luftën në Ukrainë. Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian mbështet marrëveshjen për emigrantët me Italinë

Dëbora mbulon zonat malore. të shtunen mberrin i ftohti polar.
Zonat malore në veri dhe juglindje u përfshinë këtë të premte nga reshjet e dëborës. Sinoptikanët parashikojnë se duke nisur nga e shtuna i gjithë vendi të përfshihet nga një i ftohtë polar, ku temperaturat do te zbresin ne minus 6 gradë.
/tvklan.al