#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 15 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 15 gusht 2022

Presidenti Begaj nis vizitën e parë zyrtare në Kosovë: I lumtur që vij në shtëpinë e shqiptarisë. Pavarësia, e pakthyeshme

Bajram Begaj pritet me nderime të larta në Kosovë gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë vendit. Ai zhvilloi takime krerët më të lartë të Kosovës, teksa tha se ishte i nderuar që vinte në shtëpinë e shqiptarisë

Kryeministri Rama, optimist për anëtarësimin në BE: Pas 10 vitesh do jemi pjesë e Unionit Europian

kryeministri Rama është optimist përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Be. Në një intervistë për Frons souar ai thote se pavaresisht zvarritjeve që hasën për cceljen e negociatave, pas 10 vitesh Shqiperia mund të jetë pjesë e Unionit.

Berisha: Superskandal në Portin e Durrësit. Prona e shqiptarëve, në dorë të një kompanie offshore

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se nëpërmjet projektit të Durrësit po grabit pronën e shqiptarëve. Ai thotë se në kundërshtim me ligjet e vendit porti po I jepet një kompanie offshore

Gjermania “Dei Zeit”, reportazh për turizmin në Shqipëri: Magjia Rivieres, bashkon Jugun dhe Lindjen

Prestigjiozja gjermane Di Cajt i ka kushtuar një reportazh magjisë që ofron riviera shqiptare, teksa i renditet plazhet dhe peisazhin e maleve në Shqipëri me ato të Greqisë dhe Kroacisë. Mbi 100 mijë gjermanë kanë vizituar këtë vit vendin tonë.

Kriza energjetike godet Kosovën. KEDS njofton nisjen e kufizimeve prej kësaj të hëne

Kriza energjetike ne Evrope po jep pasojat e para edhe në Ballkan. Kosova bëhet vendi i parë në rajon që nis kufizimet, teksa që prej kësaj të hëne do të ketë dy orë ndërperje të furnizimin me energji për qytetarët e saj.