Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 15 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline – 15 Maj 2025
Europa zbret në Tiranë. 52 liderë, pjesëmarrës në Samitin e Komunitetit Politik
Tirana do të jetë nesër kryeqendra e Europës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik që do bëjë bashkë në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë. Në të do diskutohet për Ukrainën, bashkëpunimin ekonomik dhe emigracionin.
Costa: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE para vitit 2030 Rama: Negociatat, brenda vitit 2027
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta deklaron në Tiranë se Shqipëria, mund te bëhet anëtare e BE përpara vitit 2030 nëse i përmbush reformat. Ndërsa kryeministri Rama thekson se brenda 2027-ës do mbyllen kapitujt e negociatave.
Vizita e parë zyrtare e Starmer në Shqipëri “Kapitull i ri mes dy vendeve” – Rama: Jo kampe për emigrantet
Keir Starmer vjen në Tiranë, në të parën vizitë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë. Pas takimit me kryeministrin Rama ai tha se ky është një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama deklaron se nuk do ketë marrëveshje për kampe emigrantësh.
Berisha nga Brukseli: Partitë e IDU mbështesin përpjekjet për rikthimin e votës së lirë
Kryedemokrati Sali Berisha merr pjesë në forumin botëror të IDU të mbajtur në Bruksel. Ai deklaron se ka marrë mbështetje nga partitë anëtare për përpjekjet e opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë në vendin tonë.
Kriza politike në Kosovë thellohet Dështon takimi i Osmanit me partitë politike
Mbyllet pa rezultat takimi i partive politike me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Kuvend. Ajo paralajmëroi se mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse konstituimi zvarritet pafundësisht.
Shqipëri–Serbi: Nis aplikimi online për biletat Interes i madh nga tifozët, faqja doli jashtë funksionit
Ka nisur prej kësaj të enjteje aplikimi online për biletat për ndeshjen e 7 qershorit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Interesi i madh i tifozëve për bileta bëri që për pak kohë faqja online të dalë jashtë funksionit.
/tvklan.al