#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 15 Prill 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 15 Prill 2023

‘’Ndryshimi është në duart tuaja’’, opozita çel zyrtarisht fushatën për vendoret e 14 Majit.

Opozita çel zyrtarisht fushatën elektorale me një tubim në stadiumin “Air Albania” nën sloganin “Ndryshimi në duart tuaja”. Sali Berisha u shpreh i bindur në fitore në 14 maj ndërsa kryeministrit Rama i tha se nuk do ia falin vjedhjen e votave.

Rama: Anija e opozitës e mbytur nga rublat. Vulën e humbën, s’janë as në fletën e votimit.

Kryeministri Rama thote se anija e opozites eshte e mbytur nga rublat ruse dhe u kerkon qytetareve te mos votojne kandidatet e saj, per te mos i kthyer bashkite e tyre ne kohet e keqqeverisjes se Partise Demokratike.

KQZ miraton fletët e votimit. Nuk do të ketë emra  të kryetarëve të koalicionit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi pas debateve te shumta fletët e votimit per kryetaret e bashkive dhe këshillat bashkiake. Ne rastet e koalicioneve, ne flete nuk do te figurojnë emrat e kryetareve te partive përbërëse.

Podcasti i Ramës me kritikën e tij,gazetarja britanike: Më vjen turp si u soll vendi im emigrantët.

Kryeministri Rama u përball ne podkastin e dyte me gazetaren britanike, kritike te tij, Elis Tejlër. Ajo tha se kishte vendosur te jetonte ne Shqipëri, ndërsa kritikoi qeverinë e vendit te saj për sjelljen ndaj emigranteve shqiptare.

Tronditet Peja, i riu i pret kokën nënës. Fqinjët: E akuzonte se e ndau nga gruaja.

Peja u trondit nga një ngjarje e rende, ku një i ri vrau nënën e tij duke i prere kokën. Pas arrestimit ai ka refuzuar të flasë, por fqinjët tregojnë se ai kishte konflikte të shpeshta me të, pasi e akuzonte se e kishte ndarë nga bashkëshortja e dytë.

Macron nuk trembet nga protestat e dhunshme, dekreton reformën e pensioneve.

Protestat masive te francezeve nuk e trembin presidentin Emanuel Makron. Ai dekretoi reformën e pensioneve, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se ajo nuk cenonte kushtetutën.

/tvklan.al