Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 15 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 15 Prill 2025

Mbyllja e negociatave në 2027, Rama: BE nuk të fal asgjë, më 11 maj do ia çajmë rrjetën opozitës

Një ditë pas hapjes së grup-kapitullit të dytë të negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama është optimist për mbylljen e tyre brenda vitit 2027. Ai thotë se më 11 maj, socialistet “do t’ia çajnë rrjetën opozitës”.

Berisha: “McGonigal”, skandal që nuk mbyllet për Ramën. Ulje taksash për biznesin e vogël

Sali Berisha thotë se Edi Rama nuk do te shpëtojë dot nga skandali i korruptimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGognigal. Në një takim me sipërmarrësit, kryedemokrati premtoi uljen e taksave për biznesin e vogël.

Trazira në kampin e Gjadrit, lëndohen 3 emigrantë, njëri rikthehet në Itali

Trazira në kampin e Gjadrit. Një grup emigrantesh kanë dëmtuar dhomat ku po mbahen, ndërsa 3 prej tyre janë plagosur me thikë. Situata u vu nën kontroll me ndërhyrjen e forcave italiane të sigurisë që administrojnë kampin.   

SPAK kërkon dënimin me 4 vjet burg për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

SPAK kërkon dënimin me 4 vjet burg për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Nëse shpallet fajtor ai do të përfitojë ulje të dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti detyrohet të japë dorëheqjen për mandatin

Dështon seanca e konstituimit te Kuvendit te Kosovës. Deputetët nuk arritën as të bënin betimin pasi opozita e quajti shkelje faktin që kryeministri Kurti dhe disa ministra nuk kishin dhënë dorëheqjen, duke i detyruar ata të bëjnë këtë akt. 

FIFA dënon Shqipërinë, 20% e stadiumit në ndeshjen kundër Serbisë do të jetë e mbyllur

FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 20 mijë franga zvicerane dhe me mbylljen e 20% të stadiumit në ndeshjen kundër Serbisë për eliminatoret e botërorit. Shkak behet sjellja diskriminuese e tifozëve në përballjen me Andorrën.

/tvklan.al