#lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 15 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 15 Shkurt 2024

Blinken: Shqipëria, aleat kyç në NATO, Muajin e ardhshëm hapim bazën ushtarake të Kuçovës.

Ne viziten e tij te pare ne Shqiperi, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vleresoi Shqiperine si partner kyc ne NATO. Ne konferecen per shtyp me ai njoftoi hapjen e bazes ushtarake te Kucoves muajin e ardhshem. Blinken vleresoi edhe reformen ne drejtesi.

Kosova, Blinken: Kthimi në ’90 nuk është alternative. Rama: Prishtina, asnjë hap pa u konsultuar me SHBA.

Nga Tirana, sekretari Blinken i kerkoi Kosoves te ndjeke dialogun si e vetmja rruge per normalizimin e marredhenieve me Serbine. Ai tha se kthimi ne vitet 90 nuk eshte alternative. Kryeministri Rama tha se Prishtina nuk duhet te beje asnje hap pa u konsultuar me Shtetet e Bashkuara.

Rama, replika me përfaqësuesin grek në Bruksel për Belerin: Çështje e drejtësisë.

Kryeministri Rama replikon per ceshtjen Beleri me perfaqesuesin grek Komitetin Europian per Ekonominë dhe Çështjet Sociale, ne Bruksel. Ai ritheksoi se kjo eshte ceshtje e drejtesise dhe Greqia duhet te mesohet ta respektoje.

Emigrantët, senati italian miraton marrevëshjen. Nis brenda 90 ditësh puna për kampin e Gjadrit.

Senati italian miraton marreveshjen per emigrantet me Shqiperine, pak dite pasi Gjykata Kushtetutese u shpreh se ajo nuk cenon kushetuten. Votimi i hap rruge ndertimit te kampit ne Gjader. Puna pritet te nise brenda 90 ditesh.

Miratohet me votat e PS ligji për bastet online. Opozita tenton sërish të bllokojë seancën.

Parlamenti miratoi me shumice votash ligjin per rikthimin e basteve online. Opozita tentoi serish te bllokoje seancen me bilbila dhe pankarta, por mazhoranca vijoi rendin e dites duke kaluar procedurat me shpejtesi.

Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici. Akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Arrestohet ne Turqi i shumekerkuari Ibrahim Lici. Ai ishte shpallur ne kerkim nderkombetar prej me shume se dy vjetesh pasi akuzohet per vrasjen e Endri Mustafes ne Shkoder. Interpol Tirana nis procedurat e ekstradimit.

Sylvinho nis përgatitjet për ndeshjet miqësore. Tur për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve.

Trajneri Sylvinho nis pergatitjet per miqesoret e kombetares. Ai do te zhvilloje nje tjeter tur per te pare nga afer gjendjen e futbollisteve. Ndalesa e brazilianite do të jetë në angli për të parë formen e sulmusit Armando Broja.

/tvklan.al