Lajme Tv Klan 15 Shtator 2019, ora 15:30

Lajme Tv Klan 15 Shtator 2019, ora 15:30

17:39 15/09/2019

Titujt kryesorë: 15 SHTATOR

TUSK NE TIRANE PER ÇESHTJEN E NEGOCIATAVE. HAHN: KRENAR PER REFORMAT E SHQIPERISE

Çështja e negociatave sjell në Tiranë në fillim të javës që vjen presidentin në largim të Këshillit Europian, Donald Tusk. Komisioneri në detyre Johanes Han vlerëson veçanërisht përparimin që ka bërë vendi ynë me reformën në drejtësi.

META: O SOT O KURRE TE MBROJNE DEMOKRACINE. RUÇI:  ASNJE KOMPROMIS PER MBROJTJEN E KUSHTETUTES

Ilir Meta ashpërson gjuhën ndaj mazhorancës, të cilën e quan një pakicë ilegjitime.  Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të mbrojnë demokracinë.  Por kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi thotë se shumica nuk bën asnjë kompromis në kurriz të kushtetutes.

GODITET RRJETI SHQIPTARO-GREK I TRAFIKUT TE ARMEVE, 232 MIJE EURO PERFITIME

Goditet një rrjet kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria për në ishullin e Kretës. Policia greke zbuloi në një furgon sasi të mëdha fishekësh dhe armësh kallashnikov që destinoheshin për në portin e Hanias. Përfitimet arrinin në 232 mijë euro.

LIBRAT DHE MJETET SHKOLLORE NE SHQIPERI ME SHTRENJTE SE NE KOSOVE DHE MAQEDONINE E VERIUT

Nxënësit e arsimit parauniversitar u drejtohen nesër bankave të shkollës. Edhe këtë vit mësimor, ata do t’i paguajnë librat më shtrenjë  se bashkëmoshatarët e tyre të rajonit ku arsimi bazë është tërësisht falas.

NDERHYRJA NE KILOMETRAZHIN E MAKINAVE, DOGANAT S’KANE APARATURE PER TA KONTROLLUAR

Shumtë qytetarë bien pre e mashtrimeve nga tregtarët e automjeteve apo individë që ndërhyjnë në kilometrazhin e makinave.  Sistemi online i Drejtorisë së Transporteve i vendosur në dogana nuk arrin të zbulojë manipulimin.

SULMOHEN ME DRON RAFINERITE E NAFTES NE ARABINE SAUDITE, SHBA AKUZON IRANIN

Dronë bombardues sulmuan gjatë natës dy prej rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite. Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin, por sulmi u mor përsipër nga militantët e organizatës “Huthi”  në Jemen.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT