Lajme Tv Klan 15 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 15 Shtator 2019, ora 19:30

21:28 15/09/2019

Titujt kryesorë: 15 shtator 2019

TUSK NE TIRANE PER ÇESHTJEN E NEGOCIATAVE. REFORMAT E SHQIPERISE

Çështja e negociatave sjell në Tiranë në fillim të javës që vjen presidentin në largim të Këshillit Europian, Donald Tusk. Komisioneri në detyrë Johanes Han vlerëson veçanërisht përparimin që ka bërë vendi ynë me reformën në drejtësi.

META: O SOT O KURRE TE MBROJME DEMOKRACINERUÇI: ASNJE KOMPROMIS PER MBROJTJEN E KUSHTETUTES

Ilir Meta ashpërson gjuhën ndaj mazhorancës, të cilën e cilëson një pakicë ilegjitime. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të mbrojnë demokracinë. Por kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi thotë se, shumica nuk bën asnjë kompromis në kurriz të kushtetutes.

GODITET RRJETI TRAFIKUT TE ARMEVE, 232 MIJE EURO PERFITIME

Goditet një rrjet kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria për në ishullin e Kretës. Policia greke zbuloi në një furgon sasi të mëdha fishekësh dhe armësh kallashnikov që kishin per destinacion portin e Hanias. Përfitimet arrinin në 232 mijë euro.

LIBRAT DHE MJETET SHKOLLORE NE SHQIPERI ME SHTRENJTE SE NE KOSOVE DHE MAQEDONINE E VERIUT

Nxënësit e arsimit parauniversitar u drejtohen nesër bankave të shkollës. Edhe këtë vit mësimor, ata do t’i paguajnë librat më shtrenjë se bashkëmoshatarët e tyre në rajoni. Arsimi bazë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është tërësisht falas.

NDERHYRJA NE KILOMETRAZHIN E AUTOMJETEVE, DOGANAT NUK KANE APARATURE PER T’I KONTROLLUAR

Shumtë qytetarë bien pre e mashtrimeve nga tregtarët e mjeteve apo individë që, ndërhyjnë në kilometrazhin e tyre. Sistemi online i Drejtorisë së Transporteve në dogana, nuk arrin të zbulojë manipulimin për shkak të mungesës së aparaturës së posacme

KAMPIONET E PARTIZANIT MUNDEN 1-0 NGA LAÇI. BALLSHIOTET FITOJNE ME PERMBYSJE NDAJ KUKESIT

Partizani mundet nga Laçi 1 me 0, që arrin fitoren e parë në kampionat. Bylisi i ngjitur nga Kategoria e Parë, mund me përmbysje Kukësin, 2 me 1. Këto rezultate favorizojnë Tiranën, e cila pas javës së katërt, kryeson e vetme Superligën.

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori