#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 16 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Drini Zeqo

Headline 16 gusht 2022
Aksidenti në Tiranë, vdes një nga të plagosurit, arrestohet shoferja, dyshohet se humbi kontrollin nga celulari

Humb jetën një nga tre të plagosurit e aksidentit qe ndodhi mbremjen e djeshme në Tiranë. Policia arreston shoferen 29-vjeçare, e cila dyshohet se humbi kontrollin e automjetit nga përdorimi i celularit në timon.

Shisnin ar te rreme me vlerë 200 mij euro në Shqipëri, kapen 2 italianët. Aktiviteti, edhe në Malin e Zi
Dy shtetas italianë kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin ar të remë në Shqipëri. Ata kapën në Elbasan teksa tentuan ti shisnin mallin me vlerë 200 mijë euro një argjendari. Aktiviteti i shtrirë edhe në Mal të Zi.

Presidenti Begaj mbyll vizitën në Kosovë, takon krerët e partive. Kreu I LDK-së refuzon takimin në kuvend.
Presidenti Bajram Begaj ka mbyllur vizitën e tij të parë jashtë vendit me takime me krerët e partive politike në Kosovë. I vetmi që nuk pati takim me të ishte kreu i LDK-së,Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi që takimi të zhvillohej në Kuvend.

Cmimi i naftës bie sërisht në nivelet e paraluftës në Ukrainë. Në bursën e Teksasit një fuçi shitet 88 dollarë.
Bie sërish në kuotat e para-luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare, teksa njw fucci nafte u shit pwr 88 dollare. Reduktimi i çmimit për kontratat e Shtatorit lidhet me disa faktorë, ndër të cilët edhe rënia e aktivitetit industrial në Kinë.

Po vjen i nxehti afrikan. Temperatura të larta deri të premten. Në fundjavë rikthehen shirat.

Ditët e freskëta dhe me reshje do tja lënë vendin të nxhetit afrikan. Sinoptikanët parashikojnë se duket filluar nga e mërkuara temperaturat të ngjiten sërish deri në 38 gradë. Por vetëm për pak ditë, pasi në fundjavë rikthehen shirat

Shqipëria, tre medalje ari ne Europianin e peshëngritjes. Ertjan Kofsha dominoi në shkëputje dhe shtytje.

Shqipëria fiton tre medalje ari në kampionatin europian të peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Poloni. Sportisti shqiptar Ertjan Kofsha dominoi në shkëputje dhe shtytje, duke e mbyllur dygarëshin me 308 kg