#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:10 data 16 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Drini Zeqo

Headline 16 gusht 2022
Aksidenti në Tiranë, vdes një nga të plagosurit, arrestohet shoferja, dyshohet se humbi kontrollin nga celulari

Humb jetën një nga tre të plagosurit e aksidentit qe ndodhi mbremjen e djeshme në Tiranë. Policia arreston shoferen 29-vjeçare, e cila dyshohet se humbi kontrollin e automjetit nga përdorimi i celularit në timon.

Shisnin ar te rreme me vlerë 200 mij euro në Shqipëri, kapen 2 italianët. Aktiviteti, edhe në Malin e Zi
Dy shtetas italianë kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin ar të remë në Shqipëri. Ata kapën në Elbasan teksa tentuan ti shisnin mallin me vlerë 200 mijë euro një argjendari. Aktiviteti i shtrirë edhe në Mal të Zi.

Presidenti Begaj mbyll vizitën në Kosovë, takon krerët e partive. Kreu I LDK-së refuzon takimin në kuvend.
Presidenti Bajram Begaj ka mbyllur vizitën e tij të parë jashtë vendit me takime me krerët e partive politike në Kosovë. I vetmi që nuk pati takim me të ishte kreu i LDK-së,Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi që takimi të zhvillohej në Kuvend.

Cmimi i naftës bie sërisht në nivelet e paraluftës në Ukrainë. Në bursën e Teksasit një fuçi shitet 88 dollarë.
Bie sërish në kuotat e para-luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare, teksa njw fucci nafte u shit pwr 88 dollare. Reduktimi i çmimit për kontratat e Shtatorit lidhet me disa faktorë, ndër të cilët edhe rënia e aktivitetit industrial në Kinë.

Po vjen i nxehti afrikan. Temperatura të larta deri të premten. Në fundjavë rikthehen shirat.

Ditët e freskëta dhe me reshje do tja lënë vendin të nxhetit afrikan. Sinoptikanët parashikojnë se duket filluar nga e mërkuara temperaturat të ngjiten sërish deri në 38 gradë. Por vetëm për pak ditë, pasi në fundjavë rikthehen shirat