Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 16 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headline 16 maj 2025
E gjithë Europa zbarkon në Tiranë, mbahet Samiti i 6-të i komunitetit politik
Liderët e BE: Rusia duhet të pranojë armëpushimin në Ukrainë, ndryshe gati sanksionet
Kallas: Shqipëria progres të shkëlqyer me reformat. BE duhet të bëjë hapat e duhur
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas thotë se Shqipëria ka bërë progress të shkëlqyer në rrugën drejt Unionit. Ndërsa Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola thekson se tani i takon BE-së të mbështesë Shqipërinë.
Armenia dhe Azerbajxhani, paqe në Tiranë. Pashinyan dhe Aliyev dakord të nënshkruajnë traktatin
Udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Armenisë, të pranishëm në Samitin e Tiranës, kanë vendosur ti japin fund armiqësive mes dy popujve. Pas një takimi kokë më kokë të ndërmjetësuar nga BE ata ranë dakord të nënshkruajnë së shpejti një traktat paqe.
Përfundon numërimi i votave preferenciale brenda vendit. PS siguron 27 mandate, PD vetëm 6
Përfundoi mëngjesin e kësaj të premte procesi i numërimit të votave preferenciale nga brenda vendit. Partia Socialiste ka mundur të sigurojë në total 37 mandate nga lista e hapur, nbdërsa Partia Demokratike vetëm 6.
Tabaku gruaja më e votuar në Shqipëri. 65 kandidatë nuk morën as votat e tyre
Jorida Tabaku mori rreth 19 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, duke u bërë më e votuara jo vetëm në radhët e PD, por edhe kandidatja grua më e pëlqyer në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, 65 kandidatë nuk morën as votat e tyre.
Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë. Grupet kriminale sollën në Kuvend 28 deputetë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin farsë dhe të manipuluara. Nga Samiti i IDU-së, ai tha se grupet kriminale nën drejtimin e Ramës kanë sjellë në Kuvend 28 deputetë.
/tvklan.al