#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 16 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Spektakël në miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë. Kuqezinjtë të pafat përballë Axurreve.

Miqësorja e luksit mes Shqipërisë dhe Italisë dhuroi një spektakël të vërtetë në stadiumin Air Albania. Ekipi kuqezi pati disa raste të pastra, por axurrët na mundën me rezultatin tre me 1.

5 në pranga dhe 6 në kërkim përe inceneratorin e Fierit. Morën miliona për punime të pakryera.
Me urdhër te SPAK policia arrestoi 5 persona per korrupsion dhe mashtrim ne lidhje me inceneratorin e Fierit. 6 te tjere u shpallën në kerkim. SPAK thotë se ata perfituan miliona euro për punime te pakryera dhe me blerje fiktive te pajisjeve.

Porti i Durrësit, qeveria: Akuzat ndaj investitorit të pabazuara. Autorët e tyre, armiqtë e së ardhmes.

Kryeministri Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për projektin e Portit të ri të Durrësit duke thënë se qytetarët po shohin armiqtë e së ardhmes. Ndërsa zëvendës kryeministrja Balluku tha se akuzat ndaj investitorit janë të pabazuara.

Apeli dënon me 50 vjet burg babë e bir. Vranë familjaren e tyre, Eglantina Bucin.

50 vjet burg në total dha gjykata e Apelit e Tiranës për Faik dhe Shkëlzen Bucin, babë e bir. Ata akuzohen për vrasjen e vajzës së familjes Eglantina Buci, eshtrat e së cilës u gjetën pas 8 vitesh në Malin me Gropa.

/tvklan.al