#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 16 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 16 Shkurt 2024

Vizita e Blinken në Tiranë, DASH e ambasada zbardhin mesazhet në takimet e kryediplomatit.

Nje pas vizites se sekretarit Blinken ne Tirane, Departamenti i Shtetit dhe ambasada amerikane zbardhin mesazhet qe ai dha ne takimet me kreret e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve te drejtesise. Ndersa kryeministri Rama tregon prapaskenat e vizites ne seline e qeverise.

Themelohet konfederata e opozitës: Nevojë për të rrëzuar Edi Ramën, asnjë s’është i përjashtuar.

Opozita zyrtarizon bashkimin e saj ne nje konfederate. Demokratet e bashkuar te grupit Berisha – Bardhi dhe partite aleate thone se kjo eshte nevoje per te rrezimin e qeverise Rama dhe se asnje opozitar nuk eshte i perjashtuar.

Dritan Rrexhepi, drejt esktradimit nga Turqia. I kërkuar në Shqipëri për vrasje e trafik droge.

Dritan Rexhepi do te ekstradohet ne Shqiperi. Autoritetet turke kane miratuar kerkesen per ta sjelle ate perpara drejtesise shqiptare, ku akuzohet per vrasje dhe urdherimin e pengmarrjes se Jan Prenges, qe rezulton i zhdukur prej vitesh.

Bie numri i mjekeve të familjes. Fshatrat vuajnë largimin e e tyre drejt qyteteve.

Fshatrat po vujne me shume reduktimin e numrit mjekeve, jo vetem nga emigracioni, por edhe per shkak se bluzat e bardha preferojne te punojne ne zonat urbane. Nevojat me te medha jane ne Vlorë, Tirane, Elbasan e Shkoder.

Ndërron jetë në burg Alexei Navalny. liderët perendimorë bëjnë përgjegjës Vladimir Putinin.

Nderron jete ne burg, ne rrethana misterioze lideri i opozites ruse, Aleksei Navalni. Lideret perëndimorë reaguan me shpejtesi, duke e lidhur vdekjen e tij me Vladimir Putinin.

47 -vjecari ishte denuar me 19 vjet burg per korrupsion.

Greqia ligjëron martesat brenda të njëjtës gjini. Kisha ortodokse, kundër. Qytetarët të ndarë.

Greqia bëhet i pari vend me shumicë të krishterë ortodokse që legalizon martesat mes partnerëve të të njejtës gjini. Opinioni publik shfaqet i ndarë, ndërsa kisha ortodokse e kundërshtoi ashpër vendimin e parlamentit.

Rrëfehen fituesit e Love Island Albania. Ueda e Arlind: Eksperiencëe jashtëzakonshme.

Çifti fitues i edicionit te pare Love Island  Albania,  Ueda dhe Arlindi, te cilët janë ne pritje te nje femije, rrëfejnë eksperiencën dhe planet për të ardhmen. Ata japin këshillën e duhur për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e shtëpisë së dashurisë në edicionin e dytë.

/tvklan.al