#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 17 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Drini Zeqo

Vritet Madrit Ulqinaku në Elbasan, u ekzekutua nga një 20-vjeçar. Krimi pas një konflikti të çastit

Dështon operacioni per kapjen e Florenc Capjas.

Shpallet në kerkim babai I tij, iu gjetën mjete te vjedhura. Dështon operacioni për kapjen e Florenc Çapjas, i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale. Policia shpalli në kërkim babain e tij, pasi gjatë kontrollin në biznesin e tij gjeti një makinë dhe targa të vjedhura që dyshohet se do përdoreshin në vrasje

Zbardhet dosja e italianëve që shisnin ar të rremë.

Dyshohet se në skemën e mashtrimit ka bashkëpunëtor. TV Klan zbardh dosjen e dy mashtruesve italianë që shisnin ar të rremë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Policia nisi hetimet pasi siguroi të dhënat nga një grup në rrjetet sociale. Dyshohet se ata kishin bashkëpunëtor.

Rritet sërish çmimi I naftës, një liter shitet 6 lekë më shtrenjtë.

Ulet benzina dhe gazi. Rritet me 6 lekë çmimi i naftës në vendin tone, teksa një litër në pikat e shitjes me pakicë tregtohet me 227 lekë. Bordi I transparencës vendosi gjithashtu që çmimi i benzinës të ulet me 1 lekë, ndërsa ai i gazit me 2 lekë.

Plehrat “pushtojnë” Shkodrën. Kaos prej 2 ditësh, bashkia premton zgjidhje të situates Brenda 24 orësh. Në mes të sezonit turistik Shkodra po përballet me një situatë kaotike me mbetjet. Prej më shumë se 48 orësh kazanët janë oplotë, ndërsa mbeturinat kanë mbuluar trotuaret. Bashkia premton zgjidhje brenda 24 orëve.

1 në 3 automjete ngelin në kolaudim.

DSHPTRR: Shkak, shkarkimi I gazrave dhe problemet me frenimin.

1 në çdo 3 makina që hyjnë në kontrollin teknik ngelin. Në 7 muajt e fundit nga rreth 200 mijë automjete kanë ngelur rreth 62 mijë prej tyre. Shkaqet kryesore mbeten defektet në sistemet e frenimit, drejtimit dhe shkarkimit të gazrave.

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe Kurtin: NATO gati të ndërhyjë në Kosovë nëse situate përshkallëzohet

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se Aleanca është e gatshme të ndërhyjë në veri të Kosovës nëse situata përshkallëzohet. Kurti akuzon Beogradin se eshte nen ndikimin rus.