Lajme, #edicioniinformativ ora 23:10, 17 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 17 Maj 2025
Macron: Shqipëria ka avancuar shumë. 2027, realitet. Rama: Franca, në hekurudhën Durrës-Prishtinë
Presidenti Makron në vizitën e dytë zyrtare në vendin tonë thotë se Shqipëria ka avancuar shumë në përmbushjen e reformave dhe se mbyllja e negociatave në 2027 është një realitet. Kryeministri Rama bën të ditur se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Forumi Ndërkombëtar FII mbledh në Tiranë lidere dhe sipërmarrës të njohur nga mbarë bota
Presidenti Makron në vizitën e dytë zyrtare në vendin tonë thotë se Shqipëria ka avancuar shumë në përmbushjen e reformave dhe se mbyllja e negociatave në 2027 është një realitet. Kryeministri Rama bën të ditur se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Vota e diasporës nga Greqia ndryshon listën e hapur të PD-së në Kukës
Ka rinisur mëngjesin e kësaj të shtune në Parkun Olimpik numërimi i votave të emigrantëve të Greqisë. Diaspora ka ndryshuar rezultatin e listes se hapur ne Kukes, ku Isuf Çela I PD fiton mandatin me nje diference prej 66 votash ndaj Shkëlqim Shehut.
Berisha: Beteja brenda dhe jashtë vendit për votën, Rama nuk do ta gëzojm mandatin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëron betejë në disa fronte për denoncimin e asaj që ai e konsideron si farsa elektorale e 11 majit. Ai thotë se opozita do bëjë gjithccka që Edi Rama të mos e gëzojë këtë mandat të vjedhur.
Vlora hap zyrtarisht sot sezonin turistik. ‘’Washington Post’’: Vizitoni hqipërinë
Vlora hap sot zyrtarish sezonin turistik me një sërë aktivitetesh që do të kulmojnë me një koncert të madh në mbrëmje. Prestigjiozja amerikane Uashington Post përzgjedh Shqipërinë si 1 nga 5 vendet më të mira për të pushuar kete verë.
Kosova pa Kuvend. Kurti nuk tërhiqet, dështon seanca e 17-të e konstituimit
Gati 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend. Ka dështuar këtë të shtunë edhe seanca e 17-të e e zgjedhjes së strukturave drejtuese, pasi Kurti nuk tërhiqet nga kandidatura e Albuena Haxhiut per kryeparlamentare.
Trump, optimist për paqen në Ukrainë: Duhet të takohem drejtpërdrejt me Putin
Presidenti Donald Trump është optimist për arritjen e një marrëveshje paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Por për të arritur këtë ai thotë se ka ardhur koha që ta takojë vet presidentin rus, Valdimir Putin, me të cilin tha se ka marrëdhënie shumë të mira
/tvklan.al