#Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 17 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 17 Mars 2023

Rama, biznesit: Rrisni pagat e punonjësve. Qeveria do t’i rrisë sërish në çdo nivel

Kryeministri Rama u bën thirrje bizneseve te rrisin pagat per punonjesit ne menyre qe te frenojne largimin e krahut te punes jashte vendit. Ai tha se edhe qeveria po pergatit nje skeme te re per te rritur te gjitha pagat për të gjitha kategoritë.

Berisha: Alibeaj e Basha, pengje në krim. Rama kërkon të emërojë opozitën

Sali Berisha thotë se me regjistrimin e Enkelejd Alibeajt ne zgjedhje, Rama synon te kthehet tek opozita e emeruar. Alibeajn dhe Bashën i quan pengje në krim ndërsa zbuloi edhe formulën e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Vlora Hyseni, në krye të SHISH. Rama i dërgon propozimin Begajt

Gjykata e Tiranës liron nënën lehone. Prokurori: Duhet të paguajë gjobën

Gjykata liron nga burgu Diana Bahçen, nënën lehonë që u arrestua 10 ditë pas lindjes për shkak të një gjobe të pashlyer. Avokati tha se do të vijojë të kërkojë pafajësinë e saj, ndersa prokurori tha se gjithsesi gjoba duhet paguar.  

Shoferët e rinj, jo makina luksi. Nuk lejohet t’i drejtojnë në dy vitet e para

Të rinjtë qe sapo marrin patenten per drejtimin e mjetit, nuk mund te perdorin makina me fuqi te medha motorike në 2 vitet e para. Ndryshimet ne Kodin Rrugor synojne te parandalojne aksidentet rrugore tek te shoferët e rinj.

Sylvinho shpall listen anti-poloni. Asani dhe Mehmeti, për herë të parë KuqeZi

Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen e parë të Kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Polonisë, që luhet me 27 mars. Ai ka përzgjedhur edhe lojtarë që grumbullohen për herë të parë në kombëtare si Asani dhe Mehmeti./tvklan.al