Lajme Tv Klan 17 Mars 2023, ora 19:30
#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 17 Mars 2023
Rama, biznesit: Rrisni pagat e punonjësve. Qeveria do t’i rrisë sërish në çdo nivel
Kryeministri Rama u bën thirrje bizneseve te rrisin pagat per punonjesit ne menyre qe te frenojne largimin e krahut te punes jashte vendit. Ai tha se edhe qeveria po pergatit nje skeme te re per te rritur te gjitha pagat për të gjitha kategoritë.
Berisha: Alibeaj e Basha, pengje në krim. Rama kërkon të emërojë opozitën
Sali Berisha thotë se me regjistrimin e Enkelejd Alibeajt ne zgjedhje, Rama synon te kthehet tek opozita e emeruar. Alibeajn dhe Bashën i quan pengje në krim ndërsa zbuloi edhe formulën e koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Vlora Hyseni, në krye të SHISH. Rama i dërgon propozimin Begajt
Kryeministri Rama i propozon presidentit Begaj, Vlora Hysenin si drejtuese te re te Shërbimit Informativ Shtetëror. Kreu i qeverise thotë ajo përbën garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.
Shoferët e rinj, jo makina luksi. Nuk lejohet t’i drejtojnë në dy vitet e para
Të rinjtë qe sapo marrin patenten per drejtimin e mjetit, nuk mund te perdorin makina me fuqi te medha motorike në 2 vitet e para. Ndryshimet ne Kodin Rrugor synojne te parandalojne aksidentet rrugore tek te shoferët e rinj.
Gjykata e Tiranës liron nënën lehone. Prokurori: Duhet të paguajë gjobën
Gjykata liron nga burgu Diana Bahçen, nënën lehonë që u arrestua 10 ditë pas lindjes për shkak të një gjobe të pashlyer. Avokati tha se do të vijojë të kërkojë pafajësinë e saj, ndersa prokurori tha se gjithsesi gjoba duhet paguar.
Sylvinho shpall listen anti-poloni. Asani dhe Mehmeti, për herë të parë KuqeZi
Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen e parë të Kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Polonisë, që luhet me 27 mars. Ai ka përzgjedhur edhe lojtarë që grumbullohen për herë të parë në kombëtare si Asani dhe Mehmeti./tvklan.al