#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Prill 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 17 Prill 2023
Rrëfehet 28-vjeçarja që u mbajt peng dhe u dhunua mizorisht 1 javë nga i dashuri.
28-vjeçarja e mbajtur peng per 1 jave dhe e dhunuar barbarisht nga i dashuri i saj ka pranuar te rrëfejë publikisht torturat çnjerëzore. Opozita thotë se ngjarja reflekton situatën kriminale. Reagon policia.
Rama, ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Mjekët: Rikthehet në punë brenda 3 ditësh.
Kryeministri Rama i është nënshtruar gjate natës një ndërhyrjeje kirurgjikale ne QSUT, pas diagnostikimit me apendicit akut. Mjeket thonë se gjendja e tij është stabel dhe se ai mund te rikthehet ne pune brenda 3 ditësh.
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR takon Berishën: Opozita, e vendosur për zgjedhjet.
Shefja e misionit te OSBE-ODIHR, Odri Glover, takon kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishen, ne zyrën e tij. Berisha tha pas takimit se pavarësisht pucit ndaj saj, opozita është vendosur për te çuar përpara procesin elektoral.
Rritet numri i të punësuarve pa kontratë, Shkodra mban vendin e pare.
Rritet numri personave te punesuar ne Shqiperi, qe nuk kane kontrate. Te dhenat e Inspektoriatit te Punes tregojne se vendin e pare e mban qarku i Shkodres, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK. Rrëzohet dëshmia e pare. Nuk do të merret si prove.
Gjykata Speciale ka pranuar kerkesen e Rexhep Selimit per te mos marre si prove deklaratat e deshmitares se pare ne gjyqin kundër ish -krereve te UCK. Gjykata po administron nderkohe dëshmitë e tjera kundër tyre.
Del në ankand rubini më i madh në botë. 55.22 karat, vlen mbi 30 milionë Dollarë.
Shtëpia e Ankandeve “Sotheby’s” prezantoi rubinin më të madh në botë me një peshë prej 55.22 karat. Guri i çmuar pritet të dale në ankand më 8 qershor dhe vlerësohet të arrijë në mbi 30 milionë dollarë.
/tvklan.al