Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 17 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 17 Prill 2025
Rama: Marrim më shumë mandate se në 2021. Skema e bonusit të bebës do të ndryshojë
Kryeministri Rama thotë se më 11 maj, PS do të marrë më shumë mandate se në zgjedhjet e 4 viteve më parë, duke mos i kursyer edhe shigjetimet për opozitën. Kreu i mazhorancës lajmëroi edhe ndryshimin e skemës së bonusit të bebes.
Berisha: Sondazhet e nxjerrin PD fituese në zgjedhje të lira. Rama beson gënjeshtrat
Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se sondazhet e brendshme të forcës që ai drejton e nxjerrin opozitën fituese në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Berisha thotë se Rama u beson gënjeshtrave dhe manipulimeve të tija.
KOS: Zgjerimi i BE po ecën me një hap të ri. Në 5 muaj Shqipëria ka çelur më shumë kapituj se në 5 vjet
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos deklaron se BE ka ndryshuar strategjinë e hapjes, duke u bërë thirrje vendeve kandidate të avancojnë me reformat. Ajo mori si shembull Shqipërinë që në 5 muaj hapi më shumë kapituj se në 5 vjet.
Nis gjyqi për dosjen “Metamorfoza”. Akuza të rënda për 7 të pandehurit
Në Gjykatën e Posaçme nisi gjyqi për dosjen “Metamorfoza”. 7 persona, mes të cilëve biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita dhe dy ish-zyrtarë policie do të përballen me akuza të rënda si vrasje, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
“Super-leku” godet sërish monedhat e huaja. Ekspertët: Ndikon edhe fushata
Tregu i këmbimit vijon luhatjet duke bërë që këtë të enjte Leku të fitojë terren ndaj valutave të huaja ku më i godituri është dollari. Ekspertët thonë se shkak janë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por edhe zhvillimet e brendshme politike.
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetët nuk bëjnë dot betimin
Dështon edhe tentativa e dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Palët nuk gjetën dot dakordësinë për çështjen e dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave. Kjo bëri që deputetët të mos arrijnë të bëjnë sërish betimin.
Zbulohen gjurmë jete në planetin e largët, por për të mbërritur nuk mjafton një jetë
Zbulohen gjurmë jete në një planet që ndodhet mbi 1 mijë trilion kilometra larg tokës. Shkencëtarët britanikë zbuluan molekula që në tokë prodhohen nga bakteret, por për të mbërritur atje, një jetë njeriu nuk mjafton.
/tvklan