#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 17 Shkurt 2024

Vrasësi i Ardian Nikulajt refuzon bashkëpunimin. Ruben Saraiva mohon përfshirjen në ngjarje

28-vjeçari Ruben Saraiva i akuzuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj refuzon të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. I pyetur nga hetuesit këtë të shtunë ai ka mohuar sërish përfshirjen në ngjarje.

14 kokat e krimit që u arrestuan muajt e fundit. Nga Ibrahim Lici tek Dritan Rexhepi e Behar Bajri

14 shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare si kokat e krimit në vend janë arrestuar muajt e fundit. Ibrahim Lici i ndaluar në Turqi është fundit, ndërsa pjesë e listës janë edhe emra si Dritan Rexhepi, Behar Bajri dhe Lulzim Berisha.

Sekuestrohen 820 kg kokainë në Spanjë, 17 në pranga. Dyshime se grupi drejtohej nga shqiptarë

Policia spanjolle sekuestron 820 kilogramë kokainë duke arrestuar 17 persona si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës. Autoritetet thonë se grupi kriminal drejtohej nga shqiptarë.

Shtohen të huajt e punësuar në Shqipëri, kërkesat më të mëdha për akomodim dhe ndërtim

Të huajt po e zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për turizëm, por edhe për të punuar. Në 2023 ishin gati 10 mijë shtetas të huaj që morën leje punësimi në vendin tonë. Sektorët më të preferuar prej tyre janë akomodimi dhe ndërtimi.

Kosova feston 16-vjetorin e pavarësisë. Politika: Arritja më e madhe historike e popullit tonë

Kosova kremtoi sot 16-vjetorin e shpalljes si shtet i pavarur. Në një sërë ceremonish të mbajtura në Prishtinë me rastin e kësaj dite, krerët e politikës e cilësuan këtë moment si arritjen më të madhe historike të popullit të Kosovës.

Mbi 200 të arrestuar në Rusi gjatë protestave për Navalnin. Perëndimi: Duhet hetim transparent

Mbi 200 persona u arrestuan nga policia ruse në protestat që shpërthyen në të gjithë vendin pas vdekjes misterioze të Aleksei Navalnit. Liderët perëndimorë drejtojnë gishtin nga Putin si përgjegjës dhe kërkojnë hetime transparente.

/tvklan.al