Lajme Tv Klan, 17 Tetor 2019, ora 19:30

Posta

Lajme Tv Klan, 17 Tetor 2019, ora 19:30

21:19 17/10/2019

Titujt kryesorë: 17 tetor 2019 Ora 19:30

KREU I KE: TIRANA E SHKUPI MERITOJNE VENDIM POZITIV. MERKEL: E BINDUR PER NEGOCIATAT ME 2 VENDET

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Fon der Lajen kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shpërblehen me një vendim pozitiv nga liderët e BE-së. Kancelarja Merkel shprehet e bindur per hapjen e negociatave me dy vendet.

REFORMA ZGJEDHORE, PS-PD AFER KONSENSUSIT? BYLYKBASHI: PO PUNOJME PER ZGJIDHJE QE ADRESOJNE SHQETESIMET E ODIHR

Sinjale nga mazhoranca dhe opozita per nje konsensus te mundshem per reformen zgjedhore. Partia Demokratike thote se ekspertet e saj po punojne per nje zgjidhje me ane te nje dokumenti qe adreson shqetesimet e ODIHR-it.

DENOHET ME 3 VJET BURG ISH -GJYQTARI QE U DENONCUA NE “STOP”. U FILMUA DUKE I KERKUAR FAVORE SEKSUALE NJE KLIENTJE

Ish –gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, denohet me 3 vjet burg dhe 5 vjet heqje te se drejtes per te ushtruar funksione publike.

Ai u filmua duke i kerkuar favore seksuale nje klientje dhe u denoncua ne emisionin “Stop” ne Tv Klan.

EURO FORCOHET SERISH, EKSPERTET: KA RRITJE TE KERKESES NGA BANKAT TREGTARE

Monedha e perbashket europiane forcohet serish kundrejt lekut. Ekspertet e ekonomise thone se shkak eshte rritja e kerkeses per euro nga bankat tregtare dhe rritja e vleres se monedhes edhe ne tregun e jashtem.

ZGJEDHJET NE KOSOVE, KQZ: VOTAT DO TE RINUMEROHEN EDHE NE 530 KUTI TE TJERA

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ne Kosove vendos te rinumeroje votat edhe ne 530 kuti te tjera, per shkak se jane konstatuar mosperputhje mes shifrave ne procesverbalet. Ne votat e diaspores kryeson serish Levizja Vetevendosje.

KADARE, FITUES I NOBELIT AMERIKAN TE LETERSISE. NDEROHET ME ÇMIMIN NDERKOMBETAR “NEUSTADT”

Ismail Kadare nderohet me cmimin nderkombetar “Nojshtad”, i cili konsiderohet si “Nobeli amerikan i letersise”. Shkrimtari shqiptar vleresohet si nje nder shkrimtaret me te medhenj ne bote dhe si kampion i demokracise dhe fjales se lire.


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT