#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 18 Maj 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Maj 2022

Presidenti  i ri, neser negociatat PS-PD. Kuvendi mblidhet me 23 Maj për raundin e dytë

Socialistët dhe demokratët e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj gjetën konsensusin e parë për tu ulur nesër në tryezën e diskutimeve për presidentin e ri. Konferenca e kryetarëve cakton 23 majin për mbajtjen e raundit të dytë të votimit

Rama, kritika të tjera drejtësisë: Gjykatës e prokurorë mbajnë peng rindertimin

Në dhënien e shtëpive të reja për 74 familje te Ndroqit, kryeministri Rama tha se prokurorë dhe gjykatës të caktuar vonuan procesin e rindërtimit. Rama tha se banorët po i marrin banesat falas si në asnjë vend tjetër të goditur nga tërmeti.

Meta: Nuk i trembem hetimit të SPAK. Akti i 17 Majit, dita më e errët e pluralizmit politik

Presidenti Ilir Meta iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se nuk i trembet  hetimit nga SPAK. Sipas tij, kapja e shtetit ishte pjesë e paktit të 5 viteve më parë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Kokainë në një anije me qymyr që vinte nga Brazili. U zbulua në portin e Durrës

Zbulohet rreth 60 kilogram kokainë në hambarin e një anijeje me qymyr që erdhi nga Brazili me destinacion portin e Durrësit. Droga ishte e ndarë në 53 pako dhe u zbulua pas një sinjalizmi nga partnerët ndërkombëtarë.

Hipertensioni, vrasësi i heshtur. Ka prekur 37% të të rriturve

Më shumë se 1/3 e popullsisë në vendin tonë është e prekur nga hipertensioni apo siç konsiderohet nga mjekët “vrasësi i heshtur”. Mjekët shprehen se fenomeni po prek tashmë edhe moshat e reja.

Shqiptarët të dytët në Europë për tu martuar. I lartë edhe numri i divorceve

Shqiptarët renditen të parët në rajon dhe të dytët në Europë për t’u martuar. Megjithatë në raportin e Eurostat për vitin 2020 bie në sy edhe numri i lartë i divorceve. Më të gatshëm për tu martuar në Europë janë hungarezët.