Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Mars 2025

Rama: Antarësimi në BE me mua, brenda 2030. Me të tjerët do prisni kushedi sa vjet te tjetra

Kryeministri Rama deklaron se Shqiperine ne BE mund ta fuse vetëm ai, pasi ne te kundert shqiptaret duhet te presin edhe shume vite. Ai thote se zgjedhjet e 11 majit nuk janë një garë mes partive, por për të përcaktuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Komisioni i jashtëm PE vlerëson progresin e Shqipërisë: Hapa përpara edhe në politikën e jashtme

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian vlereson progresin e Shqipërisë ne rrugën e integrimit dhe ne veçanti edhe përparimin ne Politiken e jashtme, por thotë se po sheh me vëmendje zgjedhjet dhe rezultatet e reformës ne drejtësi.

Kredi me 2% interes për bujqësinë. 10 vjet pa taksa për ata që përfitojnë nga paketa e maleve

Prezantohen nismat e qeverise për mbështetjen e bujqësisë dhe agroturizmin. Sipas tyre, fermerët mund të marrin kredi të butë me 2% interes, ndërsa 500 të parët që do të përfitojnë nga “Paketa e maleve” nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet.

Një 7-vjeçare në koma nga sfida në TikTok. NyTimes: Dëshmi se ky aplikacion ka mungesë sigurie

Një vajzë 7-vjeçare rrezikoi jetën, pasi duke ndjekur një sfidë në TikTok, pësoi djegie të renda dhe qëndroi 3 ditë në koma. Nju Jork Post shkruan se rasti është dëshmi e mungesës së sigurisë nga përdorimi i këtij rrjeti social prej fëmijëve.


Trump flet me Putin në telefon për Ukrainën, Moska pranon idenë e armëpushimit 30 ditor

Për 2 orë e gjysmë Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan sot një bisedë telefonike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Mësohet se kreu i Kremlinit ka rënë dakord për ndërprerjen e sulmeve ajrore për një afat 30-ditor ne infrastrukturën energjetike.