Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 18 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Prill 2025

Ende pa autor atentati me katër të plagosur pranë TEG. Dyshime se autorët ngatërruan objektiv

Policia nuk ka mundur ende te zbuloje autoret e ngjarjes se rende te ndodhur mbrëmjen e kaluar në afërsi të TEG-ut, në Tiranë, ku 4 persona, 2 prej te cilëve fëmije, u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa po udhëtonin me një makinë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv.

Vrasja e 64-vjeçarit në Milot, gjendet makina e autorëve. 10 të shoqëruar

U gjet sot e djegur makina që dyshohet se përdorën autorët e vrasjes së 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Policia ka shoqëruar mbi 10 persona, ndërsa hetimet janë shtrirë në 2 pista kryesore.

Rama: Vota në 11 Maj për të mos rrezikuar në BE. PS ka mbështetur gratë në qeverisje

Në një takim që pati me gra dhe vajza të qarkut të Lezhës, kryeministri Edi Rama theksoi mbështetjen e mazhorancës socialiste për barazi gjinore në qeverisje. Rama tha se vota për PS në 11 maj është votë për të mos rrezikuar integrimin.

Berisha: Krimin po e nxit Rama. U zbut me Dumanin nga frika e sarajeve të Surrelit

Sali Berisha akuzon Ramën si përgjegjës për situatën e rendit në vend dhe se bashkëpunon me bandat kriminale. Ai thotë gjithashtu se kreu i qeverisë ka zbutur fjalorin ndaj kreut të SPAK pasi ka frikë për hetimet ndaj shtëpisë së tij në Surrel.

Nis monitorimi 24 orë me kamera në autostrada. Policia do të largohet nga pritjat në rrugë

Ka nisur këtë të premte monitorimi 24 orë me kamera inteligjente në disa prej akseve kryesore rrugore në vend. Kryeministri Rama thotë se falë inteligjencës artificiale policia rrugore do të largohet përfundimisht nga pritat në rrugë.

SHBA paralajmëron tërheqjen nga negociatat për paqen në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë tërheqjen nga bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Sekretari i shtetit Marko Rubio thotë se Uashingtoni do të heqë dore nëse palët nuk do të arrijnë përparime brenda pak ditësh.

Arkiva e Marubit, zyrtarisht pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Arkiva “Marubi” shpallet pjesë e trashëgimisë botërore e Uneskos. Muzeu në Shkodër ruan mbi 500 mijë fotografi në xham dhe në negativë dhe që nga sot janë pjesë e ruajtur e kulturës botërore.

/tvklan.al