#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 18 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Shkurt 2024

Shantazhonte vajza të mitura online, arrestohet 27-vjeçari që hapte profile false.

Një 27-vjeçar bie në prangat e policisë së Tiranës pasi shantazhonte me foto intime, vajza të mitura në rrjetet sociale.Ai hapte profile false dhe më pas u kërkonte atyre marrëdhënie seksuale. Policia zbuloi të paktën 3 raste konkrete. 

Panele për ngrohjen e ujit, hapen në Mars aplikimet. Përfitojnë 2 mijë familje në vend.

Do të çelen në fillim të marsit aplikimet për subvencionim të qytetarëve që kërkojnë të instalojnë panele diellorë për ngrohjen e ujit në banesa. Autoritetet thonë se procedurat do të jenë të thjeshta dhe se do të përfitojnë 2 mijë familje.

Të rinjtë dhe vajzat po lenë fshatin për qytetin. Dibra, Gjirokastra e Kukësi, me rënien më të madhe.

Të dhënat e fundit zyrtare flasin për rreth 15 mijë persona që zhvendosen brenda vendit në një vit. Ajo që bie në sy është largimi i vajzave dhe të rinjve nga fshati në qytet. Qarqet me rënien më të madhe janë Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi.

Kremtimi i Pavarësisë, Kurti e Osmani harrojnë Shqipërinë. Analistët: I qëllimshëm, synon tjetërsimin e historisë

Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë, krerët më të lartë të shtetit Kurti dhe Osmani shmangën në fjalimet e tyre rolin e kontributin e Shqipërisë për Kosovën. Për analistët ky akt është i qëllimshëm, pasi Kurti synon tjetërsimin e historisë.

Mister vendndodhja e trupit të Navalny. Familja: Po fshehin gjurmët e vrasjes.

Mbetet ende mister se ku gjendet trupi i ish-liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalni. Familjarëve iu tha se janë duke u kryer analiza për shkaqet e vdekjes, por ata akuzojnë autoritetet se po fshehin gjurmët e vrasjes.

Dudaev rrëfen medaljen e artë në Europian për Shqipërinë.

Kampioni i saposhpallur i Europës në mundje, Islam Dudajev rrëfen për TV Klan suksesin e arritur në Bukuresht. Ndërsa kreu i Federatës së Mundjes, Sahit Prizrenit thotë se synimi është marrja e medaljeve edhe në Olimpiadën e Parisit.

/tvklan.al