Lajme Tv Klan 18 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 18 Shtator 2019, ora 19:30

23:36 18/09/2019

Titujt kryesorë: 18 shtator 2019

NEGOCIATAT, MERKEL: REKOMANDIM POZITIV PER SHQIPERINE. DW: CDU/CSU PROPOZON 9 KUSHTE

Gjermania vendos javën e ardhshme për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, por “Dojçe Vele” thotë se në dokumentin e propozuar nga CDU/CSU dhe SPD janë renditur 9 kushte për vendin tonë. Ndërsa Maqedonisë së Veriut do t’i çelen negociatat në janar 2020.

RAMA, FTESE BASHES PER REFORMEN ZGJEDHORE. BASHA: FTESA E RAMES, PROVOKIM DHE TALLJE

Kryeministri Edi Rama fton Lulzim Bashën dhe aleatet e tij te ulen ne tryezën e reformës zgjedhore, me 25 shtator. Basha përgjigjet se ftesa e Ramës është provokim dhe tallje dhe se për zgjidhjen e krizës duhet vullnet politik dhe ndarje nga krimi.

PLANI PER DJEGIEN E KUVENDIT, META I DOREZON KOMISIONIT DOKUMENTIN SEKRET

Presidenti i Republikes, Ilir Meta, i dorezon komisionit hetimor parlamentar te ngritur per shkarkimin e tij, dokumentin sekret ku sipas tij flitet per nje plan te djegies se parlamentit. Komisioni zgjat mandatin edhe per 2 muaj.

PD PUBLIKON DOKUMENTA TE TJERE PER BABANIN, TENTOI TE HYNTE NE ITALI DY VJET PAS DEBIMIT

Partia Demokratike publikon te tjera dokumenta, qe sipas saj provojne se kryetari i bashkise se Vaut te Dejes ka qene i denuar ne Itali. Demokratet thone se ai tentoi te hynte ne Itali dy vjet pas debimit, me dokumenta false.

MJEKET DETYROHEN TE PUNOJNE PER CHECK UP. TV KLAN SIGURON KONTRATEN SINDIKATA: MOS E FIRMOSNI

Mjeket detyrohen te punojne per koncesionin e check up-it. Nje kontrate e siguruar nga Tv Klan u kerkon atyre te realizojne nje numer te caktuar analizash per llogari te koncesionarit. Sindikata e mjekeve u ben thirrje te mos e firmosin kontraten.

MATTEO RENZI FORMON PARTI TE RE, “ITALIA E GJALLE” MERR 25 DEPUTETE DHE 15 SENATORE TE PD-së

Përçahet serish e majta ne Itali. Mateo Renzi largohet nga demokratet dhe formon nje parti te re, te quajtur “Italia e Gjalle”. Formacionit te ri politik i bashkohen menjehere 25 deputete dhe 15 senatore te Partise Demokratike.

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori