Lajme Tv Klan 18 Shtator 2023, ora 19:30


Lajme Tv Klan 18 Shtator 2023, ora 19:30

20:35 18/09/2023

#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 18 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Shtator 2023

Nis censi i popullsisë dhe banesave. Gjoba për ata qe nuk përgjigjen apo japin të dhëna të pasakta

Nisi sot censi i popullsisë dhe banesave. Për 6 jave me radhe 5 mijë anketues do të shkojnë në çdo familje për plotësimin e formularit me 100 pyetje. Kush nuk përgjigjet apo jep të dhëna të pasakta, do të gjobitet.

Arrestohen 5 anëtarë të një grupi kriminal në Vlorë. Dyshohet se do kryenin një atentat

Forcat RENEA godasin një grup kriminal të rrezikshëm në Vlorë, në një aksion kundër kriminalitetit. 5 nga 6 personat e arrestuar ishin pjese e këtij grupi. 2 prej tyre ishin te armatosur dhe dyshohet se do te kryenin një atentat.

NY Times, reportazh për lumin e Vjosës: Mes destinacioneve kryesore për të vizituar këtë vit

“Nju Jork Tajms” i kushton një reportazh të gjatë lumit të Vjosës. Gazeta prestigjioze shkruan se bukuritë dhe shndërrimi në Park Kombëtar e kanë bërë atë mes destinacioneve të preferuara botërore për këtë vit.

Greqia nis nxitjen e fotovoltaikeve, 120 mln euro subvencione bashkive për 1gw energji

Greqia nis te mbështesë prodhimin e energjisë nga burime diellore. 120 milionë euro do t’u jepen bashkive si subvencion për te instaluar 1 GigaVat energji ne ndërtesa e sipërfaqe toke. Prodhimi do te shkoje për familjet e varfra.

Kurti sulmon Lajçak: I njëanshëm. Kam informuar Blinken, Shcolz e Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sulmon te dërguarin e posaçëm te Bashkimit Europian per dialogun me Serbinë. Ai deklaroi sot se Mirosllav Lajcak mban anën e Beogradit dhe se për këtë ka njoftuar Uashingtonin, Berlinin e Parisin.

Italia forcon ligjin: Luftë piraterisë sportive. 5 mijë euro gjobë për qytetaret që përdorin karta pirate.

Italia forcon ligjin kundër piraterisë se programeve sportive. Ligji i ri parashikon mbylljen e menjëhershme te platformave qe piratojne këto programe dhe 5 mije euro gjobe për qytetarët që përdorin karta e programe pirate.

/tvklan.al











Të ngjashme