Lajme Tv Klan 18 Tetor 2019, ora 15:30

Posta

Lajme Tv Klan 18 Tetor 2019, ora 15:30

17:25 18/10/2019

Titujt kryesorë – 18 tetor 2019

KESHILLI EUROPIAN, PA VENDIM PER NEGOCIATAT ME TIRANEN DHE SHKUPIN. MERKEL: KEQARDHJE. CONTE: KY ESHTE GABIM HISTORIK

Keshilli Europian nuk arrin te marre vendim per hapjen e negociatave me Tiranen dhe Shkupin pas refuzimit te Frances, Holandes e Danimarkes. Kancelarja Merkel shpreh keqardhje, ndersa kryeministri italian Konte thote se ky eshte gabim historik.

QEVERIA E SHKUPIT DREJT DOREHEQJES? ZORAN ZAEV MBLEDH URGJENTISHT KABINETIN

Qeveria e Shkupit mund te jape doreheqjen pas refuzimit te Brukselit per hapjen e negociatave. Agjencia ANSA shkruan se Zaev e ka marre vendimin dhe do ta publikoje ate pas mbledhjes urgjente qe po zhvillon me kabinetin ne Shkup.

LIROHET ISH-DREJTORI I KADASTRES NE DURRES, APELI VENDOS MASEN “DETYRIM PARAQITJE” PER LIRIDON PULEN

Gjykata e Apelit liron nga burgu ish –drejtorin e Kadastres se Durresit, Liridon Pula dhe vendos ndaj tij masen “detyrim paraqitje”. Kryeministri dhe zevendesi i tij akuzuan publikisht prokurorin e ceshtjes per presion ndaj ish –zyrtarit.

9-VJECARI SHQIPTAR “PENG” NE KAMPIN E ISIS. LE IENE: FATI I TIJ, NE DORE TE AUTORITETEVE SHQIPTARE

Nje 9 –vjecar shqiptar ka mbetur i bllokuar ne nje kamp ku mbahen ish –luftetaret e ISIS, ne Siri. Emisioni “Le Iene” ne Italia Uno thote se per bashkimin e tij me familjen qe jeton ne Itali duhet vetem prezenca e nje zyrtari te shtetit shqiptar.

FASONET, “CALL CENTER” DHE NDERTUESIT NEN MONITORIM. TATIMET: 6 MIJE KOMPANI NUK DEKLAROJNE MBI 10 TE PUNESUAR

Tatimet do të nisin kontrollet në bizneset e fasorisë, call center dhe ndërtimit. Kreret e Tatimoreve thone se kompanite qe operojne ne keto sektore fshehin numrin e te punesuarve dhe nuk deklarojne me shume se 10 punetore.

BRIKEN CALJA NE KERKIM TE SHPERBLIMIT: TE ZBATOHET VKM. MINISTRIA HESHT PER KERKESEN E KAMPIONIT
Briken Calja vazhdon te kerkoje prej muajsh shperblimin qe i takon me ligj per tre medaljet e arta te marra ne peshengritje. Ai thote se Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet te zbatoje Vendimin e Keshillit te Ministrave, por ministria hesht.

Spiker: Anjola Hamzaj


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT