Lajme Tv Klan 18 Tetor 2019, ora 19:30

Posta

Lajme Tv Klan 18 Tetor 2019, ora 19:30

22:46 18/10/2019

Titujt kryesorë: 18 tetor 2019

NUK HAPEN NEGOCIATAT ME TIRANEN DHE SHKUPIN. MERKEL: KEQARDHJE. TUSK: ESHTE GABIM I KE

Keshilli Europian nuk i hapi negociatat e anëtarësimit me Tiranen dhe Shkupin pas refuzimit te Frances, Holandes e Danimarkes. Kancelarja Merkel shpreh keqardhje, ndersa kreu i këshillit, Tusk thotë se ishte gabim dhe se ndihet në pozicion të vështirë.

RAMA: ÇESHTJA E NEGOCIATAVE, JO DESHTIM I SHQIPERISE, POR I PERPLASJES FRANCE – GJERMANI. VAZHDOJME ME REFORMAT

Kryeministri Edi Rama thotë se mos-hapja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian nuk është për faj të Shqipërisë, por shkak i përplasjes mes Francës dhe Gjermanisë. Rama thotë se reformat do të vazhdojnë.

QEVERIA E SHKUPIT DREJT DOREHEQJES? ZAEV MBLEDH MINISTRAT, PARTINE DHE ALEATET

Qeveria e Shkupit mund te jape doreheqjen pas refuzimit te Brukselit per hapjen e negociatave. Zaev mblodhi menjeherë ministrat, kryesinë e partisë së tij dhe aleatët qeverisës për të diskutuar hapat e radhës.  

9-VJEÇARI SHQIPTAR “PENG” NE KAMPIN E ISIS. RAMA: PO BEJME GJITHÇKA, POR NUK ESHTE E LEHTE

Nje 9 –vjecar shqiptar ka mbetur i bllokuar ne nje kamp te ish –luftetareve te ISIS, ne Siri. Sipas emisionit “Le Iene” lirimi i tij mund të bëhet me ndërhyrjen e ambasadës shqiptare, por kryeministri Rama e quajti të pavërtetë që thotë se po bëhet gjithçka, por nuk është e lehtë.

FASONET, “CALL CENTER” DHE NDERTUESIT NEN MONITORIM. TATIMET: 6 MIJE KOMPANI NUK DEKLAROJNE MBI 10 TE PUNESUAR

Tatimet do të nisin kontrollet në bizneset e fasorisë, call center dhe ndërtimit. Kreret e Tatimoreve thone se kompanite qe operojne ne keto sektore fshehin numrin e te punësuarve dhe nuk deklarojnë me shume se 10 punetore.


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT