Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 18 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

Tensione të forta në protestë, i vihet flaka komisariatit numër 3 në Tiranë, 16 policë të lënduar. Sulmohet selia e PS-së

Mes tensionesh të forta po mbahet edhe dita e gjatë e protestës. Në mbrëmje, protestuesit hodhën molotovë dhe i vunë flakën zyrave të komisariatit numër 3. 16 policë u lënduan gjatë ditës së sotme. Ndërsa më herët, protestuesit sulmuan selinë e PS-së, duke i thyer xhamat.

Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv, do të sulmonte Kryeministrinë. Protesta, kurth që kërkon gjak Kryeministri Rama bëri të ditur se dy ditë më parë është neutralizuar një dron me eksploziv që do të sulmonte Kryeministrinë, pas të cilit, sipas tij, qëndrojnë duar të huaja. Ai tha se protesta e dhunshme është një kurth që kërkon gjak.

Berisha: Rama jep dorëheqjen menjëherë. Qeveria teknike, zgjidhja e vetme politike për krizën

Sali Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, si zgjidhjen e vetme politike për daljen nga kriza. Protestën e cilësoi pasojë të dhunës 13-vjeçare të keqqeverisjes.

Protestat, BE: Dënojmë dhunën. Liria e tubimit të respektohet dhe të jetë në rrugë paqësore. Dialog konstruktiv për pakënaqësitë

Komisioni Europian dënon dhunën në protestat në Shqipëri, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Me anë të një reagimi, kërkohet që tubimet të jenë paqësore dhe të ketë dialog konstruktiv mbi pakënaqësitë.

Rritet mbrojtja për kursimet në banka. Kompensim deri në 6 mln lekë në rast falimentimi

Mbrojtja e kursimeve të qytetarëve pritet të forcohet përmes një projektligji të ri për sigurimin e depozitave. Ndryshimet parashikojnë rritjen graduale të shumës së garantuar në banka nga 2.5 milionë në 6 milionë lekë.

/tvklan.al