#Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 19 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 19 Korrik 2023

Aksidenti në Greqi, identifikohen 5 shqiptarët. Mes viktimave edhe dy të rinj të moshave 16 dhe 19 vjeç
Identifikohen 5 shqiptarët që humbën jetën një ditë më parë në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin Follorinë-Selanik. Në mes viktimave janë edhe dy të rinj të moshës 16 dhe 19 vjeçare. Ata kishin shkuar në shtetin fqinj si punëtore sezonalë.
Dogjën 3 automjete, pranga dy personave. Autori ngatërroi objektivin, duhet të digjte një makinë tjetër
Dy persona u arrestuan ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi dyshohet se morrën pjesë në djegien e tre makinave mëngjesin e martës në Vlorë. Hetimet kanë zbuluar se autori I zjarrvënies kishte ngatërruar objektiv, pasi duhet të digjte një makinë tjetër.
Apeli le në qeli ish-shoferin e Ardi Veliut dhe gruan e tij. Lirohen 4 nga personat nën hetim
Gjykata e Posaccmë e Apelit lë në qeli Sokol Idrizajn, ish-shoferin e Ardi Veliut dhe gruan e tij. Gjykata liroi 4 nga personat e tjerë nën hetim. Ata akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
Berisha: Do ta nxjerrim Ramën bos të organizatës kriminale të inceneratorëve. Betejë në Kuvend për mocionin
Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron një betejë të fortë në Kuvend për mocionin dhe inteperlancën urgjente me kryeministrin për ccështjen e inceneratorëve. Ai tha se opozita do ta nxjerrë atë si kreun e një organizate kriminale
Rekord i ri në SHBA, 19 ditë me temperatura mbi 40 grade. OKB: Vapa do të intensifikohet vitet e ardhshme
Moti përvëlues që ka përfshirë gjithë emisferën veriore ka shënuar një record të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku këtë vit janë shënuar plotë 19 ditë me temperature mbi 40 gradë. OKB paralajmëron se vapa do të intensifikohet në vitet e ardhshme.
Rinis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Lajçak takon kryenegociatoret
Bashkimi Europian rinis përpjekjet për të ulur në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë me qëllim shtensionimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Për këtë qëllim i dërguari i BE për dialogun, Miroslav Laccak po zhcillon takime të ndara në bruksel me kryenegociatorët./tvklan.al