#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 20 Maj 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 19 Maj 2022

SPAK godet 8 grupe të mëdha kriminale. Zbardhen vrasjet e kryera prej tyre

SPAK dhe policia godasin 8 grupe te rrezikshme kriminale, duke arrestuar 18 persona dhe duke shpallur në kërkim 14 të tjerë. Klan siguron dosjen e plotë të prokurorisë ku zbardhen 18 vrasje e ngjarje të rënda kriminale të kryera prej tyre

Detaje të reja nga atentati ndaj ‘’Manecit’’ të Sukthit. Hetohet e shkuara kriminale

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Arben Mërkurit mbrëmjen e djeshme në Sukth. Burime nga grupi hetimor thanë se autorët kanë qenë të paktën 2 persona dhe se për motivet po hetohet e shkuara kriminale e viktimës.

4 viktima dhe 4 të plagosur në 3 aksidente brenda pak orësh në rrugët e vendit

4 persona humbën jetën në 3 aksidente të ndryshme të ndodhura në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mes viktimave është edhe një grua e cila humbi jeten pasi taksia me të cilën po udhëtonte drejt Rinasit doli nga rruga dhe u përplas me një objekt. 

Rama takim në Berlin, takime në Bundestag: Ndahemi nga RMV nëse nuk çelen negociatat

Kryeministri Rama ishte ne Berlin ku mori pjesë në një bashkëbisedim ne Buntestag. Ai tha se u bëri të qartë deputetëve gjerman se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse negociata nuk hapen brenda qershorit.

Presidenti, 26 deputetë të PD propozojnë 8 emra. Rithemelimi: Vijon marrëveshja Rama-Basha

Deputetët demokrat propozojne 8 emra për postin e Presidentit, ndërsa Enkelejd Alibeaj thotë se kandidatura finale duhet të kete edhe firmat e socialistëve. Reagon Rithemelimi që e cilëson procesin si vijim të marrëveshjes Rama-Basha. 

Miqësore me Estoninë me 143 Qershor pasa refuzimit për të luajtur me Rusinë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Estoninë më 13 qershor në stadiumin “Air Albania”. Në këtë datë ishte planifikuar që Shqipëria të luante ndaj Rusisë për Ligën e Kombeve, por që u anulua pas përjashtimit të saj.