Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 19 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headline 19 maj 2025

Dosja ‘’Partizani’’, GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj Berishës

Gjykata e Posa5me ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen 

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatë. Garë ka vetëm në Tiranë

Procesi i numërimit të votave për kandidatët përfundon në 3 qarqe, ndërsa vazhdon në 9 të tjerë. Garë mes kandidatëve brenda partive ka vetëm në Tiranë, ku Olta Xha5ka kryeson me një diferencë të vogël votash ndaj Blerina Gjylametit.

Berisha: Vota e diasporës u manipulua, Dumani, mbrojtës i krimit elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se diaspora votoi masivisht për opozitën, por vota e saj u manipulua masivisht. Ai akuzon kreun e SPAK se po kryen krim antikushtetues duke mbrojtur masakrën elektorale.

Lirohet nga burgu për arsye shëndetësore Safet Gjici. Do vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu për arsye shëndetësore Safet Gjicin të dënuar për korrupsion pas përfshirjes në një skandal seksual në zyrën e tij. Ish-kryebashkiaku i Kukësit do e vuajë pjesën e mbetur të dënimit prej 8 muajsh në shtëpi.

1 milionë automjete në rrugët e Shqipërisë. 1 në 2 banorë në Tiranë  ka një makinë në përdorim

Në Shqipëri qarkullojnë afro 1 milionë automjete, teksa në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti numri I tyre u rrit me 10 për qind. Gati një e treta e tyre janë në Tiranë ose thënë ndryshe thuajse në 5do 2 banorë, njëri ka një makinë.

Kosova në udhëkryq. Kurti nuk tërhiqet, dështon edhe seanca e 18-të e konstituimit të Kuvendit

Tre muaj pas zgjedhjeve të shkurtit, Kosova vijon të jetë pa Kuvend. Këtë të hënë dështoi seanca e 18-të për konstituimin e tij, pasi Vetëvendosja e Albin Kurtit nuk tërhiqet nga kandidatura e Albuena Haxhit. Pritet vendimi i Kushtetueses.

/tvklan.al