Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 19 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 19 Shkurt 2025

SPAK, Rama: Një drejtësi e çalë, e rrezikshme. Prokurorë e gjykatës bëhen një vetëm në diktaturë

Kryeministri Rama garatoi sërish mbështjen për SPAK, por thotë se një drejtësi e çalë mund të kthehet në rrëzik për shoqërinë dhe se prokurorët e gjykatësit bëhen bashkë vetëm në diktaturë apo në autokraci.

Berisha: SPAK, si prokurori e diktaturave. Armike e egër e lirisë dhe rrezik për lirinë e Shqiptarëve

Edhe Sali Berisha thotë se SPAK përbën rrezik për lirinë e shqiptarëve dhe një armike e egër e demokracisë, pasi vepron si prokurori e diktaturave. Sipas tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të dënohet me 60 vjet burg.

Shpërndarja e bonusit për pensionistët nis nga 1 Marsi. Rama: Vendimi është marrë që më 9 Janar

Nis me 1 Mars shpërndarja e bonusit për pensionistet, nga i cili do të përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë. Kryeministri Rama thotë se vendimi është marrë prej 9 Janarit, duke hedhur poshtë akuzat se ai gënjeu kur bëri premtimin.

Rritet interesi i të huajve për pasuri të paluajtshme në Vlorë. Më të preferuarit, Lungomare dhe Radhima

Rritet interesi i të huajve për të blerë pasuri në bregdetin e Vlorës. Zonat më të kërkuara janë Lungomarja, Orikumi, Kanina dhe Radhima, teksa rritja e kerkeses ka sjelle edhe rritje te çmimeve deri ne 3 500 euro per meter katror.

Trump: Zelensky po sillet si diktator. Të veprojmë shpejt, ose s’do të ketë më shtet

Presidenti Trump reagon ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelenksi duke e cilësuar si diktator. Shefi i Shtepisë së Bardhë thotë se ai duhet të veprojë shpejt për paqen me Rusinë, pasi në të kundërt mund ta humbë Ukrainën.

/tvklan.al