Lajme Tv Klan 19 Shtator 2019, ora 00:30

Lajme Tv Klan 19 Shtator 2019, ora 00:30

06:58 19/09/2019

Titujt Kryesorë: 18 shtator 2019

PALMER: DO TE DONIM TE ZGJIDHEJ NGERÇI POLITIK NE SHQIPERI. NUK I ZGJEDHIM NE FITUESIT DHE HUMBESIT

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer thotë se Uashingtoni do të donte që ngërçi politik në Shqipëri të zgjidhej. Sipas tij nuk janë amerikanët që zgjedhin fituesit apo humbësit.

RAMA, FTESE BASHES PER REFORMEN ZGJEDHORE. BASHA E REFUZON: PROVOKIM DHE TALLJE

Kryeministri Edi Rama fton Lulzim Bashën dhe aleatet e tij te ulen ne tryezën e reformës zgjedhore, me 25 shtator. Basha përgjigjet se ftesa e Ramës është provokim dhe tallje dhe se për zgjidhjen e krizës duhet vullnet politik dhe ndarje nga krimi.

NEGOCIATAT, MERKEL: REKOMANDIM POZITIV PER SHQIPERINE. Dë: CDU/CSU PROPOZON 9 KUSHTE

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se qeveria e saj mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por “Dojçe Vele” raporton se në dokumentin e propozuar nga CDU/CSU dhe SPD janë renditur 9 kushte për vendin tonë.

PLANI PER DJEGIEN E KUVENDIT, META I DOREZON KOMISIONIT DOKUMENTIN SEKRET

Presidenti i Republikes, Ilir Meta, i dorezon komisionit hetimor parlamentar te ngritur per shkarkimin e tij, dokumentin sekret ku sipas tij flitet per nje plan te djegies se parlamentit. Komisioni zgjat mandatin edhe per 2 muaj.

PD PUBLIKON DOKUMENTA TE TJERE PER BABANIN, TENTOI TE HYNTE NE ITALI DY VJET PAS DEBIMIT

Partia Demokratike publikon te tjera dokumenta, qe sipas saj provojne se kryetari i bashkise se Vaut te Dejes ka qene i denuar ne Itali. Demokratet thone se ai tentoi te hynte ne Itali dy vjet pas debimit, me dokumenta false.

MJEKET DETYROHEN TE PUNOJNE PER CHECK UP. TV KLAN SIGURON KONTRATEN SINDIKATA: MOS E FIRMOSNI

Mjeket detyrohen te punojne per koncesionin e çekapit. Një kontrate e siguruar nga Tv Klan u kërkon atyre te realizojnë nje numër te caktuar analizash per llogari te koncesionarit. Sindikata e mjekeve u ben thirrje te mos e firmosin kontratën.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT